Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 28 Shtator 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 51, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Inxhinieri kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Inxhinieri kompjuterike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 286, datë 06.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Praktika profesionale/internshipi nuk përfshihet si një element i detyrueshëm në planin mësimor të programit të studimit;
    2. Në planin mësimor mungojnë lëndë nga hapësirat e njohurive, të sugjeruara nga institucionet ndërkombëtare ACM dhe IEEE për programet e Inxhinierisë Kompjuterike, që thellojnë njohuritë mbi aspekte të ndryshme të sistemeve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Inxhinieri kompjuterike”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.51, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Inxhinieri kompjuterike”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë praktikën profesionale si një element të detyruar në kurrikulën e programit të studimit, me qëllim aftësimin profesional të studentëve.
  2. Institucioni, të shohë mundësinë e përshtatjes së kurrikulës në përshtatje edhe me udhëzues të përgatitur nga institucionet ndërkombëtare ACM dhe IEEE, mbi njohuritë që janë të nevojshme për çdo student që përfundon një program studimi në fushën e Inxhinierisë Kompjuterike.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 52, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 286, datë 06.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kurrikula nuk adreson disa tema të rëndësishme për një master shkencor në inxhinieri kompjuterike, si ato të arkitekturës hardware, hardware-software, co-design dhe teknologjitë e gjuhët e programimit;
    2. Institucioni alokon fonde të kufizuara për kërkimin shkencor, që duhet të jetë pjesë e temave të diplomave të këtij programi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca 

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 52, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit tema të rëndësishme në fushën e inxhinierisë kompjuterike, me qëllim ofrimin e një programi sa më cilësor.
  2. Institucioni, të parashikojë shtimin e financimit dhe gjenerimin e fondeve shtesë në funksion të kërkimit shkencor.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 53, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “Arkitekturë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Arkitekturë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 286, datë 06.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arkitekturës
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Disa lëndë në kuadër të Planit mësimor paraqesin paqartësi në lidhje me mënyrën e përcaktimit të krediteve (ECTS) të aktiviteteve didaktike dhe përqindja e lëndëve me zgjedhje konsiderohet e lartë për programin specifik;
    2. Stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi ka ngarkesë të lartë mësimore në orë dhe numër lëndësh, gjë që sjell vështirësi në përfshirjen e tyre në aktivitete kërkimore shkencore;
    3. Ka kontakte të kufizuara me industrinë ose autoritetet lokale, pa impakt në fondet që ndikojnë në aktivitetet akademike dhe kërkimore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Arkitekturë”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.53, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përmirësojë kurrikulën e programit të studimit duke përshtatur kreditet e lëndëve sipas Sistemit ECTS dhe integrimin e më shumë veprimtarive profesionale në të, si dhe uljen e numrit të lëndëve me zgjedhje.
  2. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik, me grada dhe tituj, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi dhe një përfshirje më të madhe të tyre në aktivitete kërkimore shkencore.
  3. Institucioni, të shtojë bashkëpunimin me kompani apo studio arkitekture jashtë institucionit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 54, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 517, datë 17.10.2011
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arkitekturës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite/ 10 semestra
  7. Kredite (ECTS): 300 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Plani mësimor është i paqartë në lidhje me mënyrën se si kreditet (ECTS) lidhen me aktivitetet didaktike;
    2. Stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi ka ngarkesë të lartë mësimore, e cila sjell vështirësi në përfshirjen e tyre në aktivitete kërkimore shkencore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca 

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 54, datë 28.09.2018, “Për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përmirësojë kurrikulën e programit të studimit duke përshtatur kreditet e aktiviteteve didaktike për çdo lëndë sipas Sistemit Europian të Transferimit të Krediteve dhe integrimin e më shumë veprimtarive profesionale në të.
  2. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik, me grada dhe tituj, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi dhe përfshirjen e tyre më të madhe në aktivitete kërkimore shkencore.
  3. Institucioni, të zgjerojë llojshmërinë e institucioneve bashkëpunuese për përgatitjen profesionale të studentëve.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 55, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 338, datë 14.08.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Shpërndarje jo plotësisht e përshtatshme e tematikave midis moduleve të tipit A, B dhe C, duke i dhënë prioritet tipit B;
    2. Mungesa e përfshirjes së praktikës profesionale dhe internshipit si element kurrikular i detyrueshëm.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 55, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të mundësojë një shpërndarje më të mirë të tematikave midis moduleve të tipit A, B dhe C, duke grupuar në një kategori (B) ato si Politikat publike të Bashkimit Evropian.
  2. Institucioni, të rishikojë planin mësimor me qëllim përfshirjen e praktikës profesionale si një element kurrikular i detyrueshëm, me një syllabus të qartë dhe numër kreditesh specifike.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 56, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 338, datë 14.08.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Shpërndarje jo plotësisht e përshtatshme e tematikave të moduleve ndërmjet tipit A dhe B dhe numër jo i mjaftueshëm modulesh në grupin A, sidomos gjatë vitit të parë të programit të studimit;
    2. Mungesa e ofrimit të lëndëve me zgjedhje në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 56, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shtojë numrin e moduleve të tipit A dhe lëndëve themelore, me qëllim krijimin e një baze më të shëndoshë teorike për studentët, veçanërisht gjatë vitit të parë të programit të studimit.
  2. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit module në informatikë dhe lëndë me zgjedhje si pjesë e aktiviteteve formuese të grupit E.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 57, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË - BANKË”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Financë - bankë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Financë - bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 286, datë 06.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Financë Bankë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ka një numër të vogël lëndësh të formimit bazë dhe peshë të lartë të lëndëve me zgjedhje.
    2. Mospërfshirja në kurrikulën e programit të studimit të praktikës profesionale si një modul i veçantë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Financë - bankë”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 57, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Financë - bankë”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shtojë numrin e lëndëve të formimit bazë dhe të ulë numrin e lëndëve me zgjedhje.
  2. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi për përfshirjen e praktikës profesionale si një modul të veçantë të tij, duke patur parasysh specifikat e një programi studimi Master Profesional.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes së mësimdhënies nga staf akademik me kontratë, që vijnë nga praktika apo tregu i punës e që mund t’u ofrojnë më tepër njohuri studentëve për aftësimin profesional të tyre.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 58, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË - BANKË”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë - bankë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë - bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 286, datë 06.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Financë Bankë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numër i ulët lëndësh të formimit bazë të ofruara në këtë program studimi dhe disa syllabuse pa nivelin e thelluar në specifikat e fushës.
    2. Numër i kufizuar projektesh të huaja të kërkimit shkencor si pasojë e aksesit të limituar në financimet e huaja.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë - bankë”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 58, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë - bankë”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përmirësojë kurrikulën aktuale duke i dhënë një peshë më të madhe lëndëve të formimit bazë.
  2. Institucioni, të rishikojë disa prej syllabuseve për të qenë në përputhje me nivelin (si Master i Shkencave) dhe fushën specifike të programit të studimit.
  3. Institucioni, të fokusohet më tepër në kërkime shkencore të avancuara dhe të drejtohet drejt burimeve të tjera të financimit sidomos me projekte kërkimore të aplikuara me financime ndërkombëtare dhe nga biznesi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 59, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 38, datë 01.02.2013
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Administrim Biznes
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër tre rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur plotësisht një dhe kryesisht dy rekomandime;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e praktikës profesionale në kurrikulën e këtij programi Master Profesional.
    2. Vlerësimi i studentëve nuk bëhet i standardizuar me kritere të unifikuara për çdo lëndë.         

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Administrim biznesi”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 59, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim biznesi”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit praktikën profesionale, duke patur parasysh që filozofia e programeve master profesional është orientimi dhe lidhja e fortë me praktikën.
  2. Institucioni, të hartojë kritere përgjithësisht të standardizuara për vlerësimin e dijeve të studentëve dhe të garantojë zbatimin e tyre për të gjitha lëndët/modulet e programit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 60, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Administrim biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 286, datë 06.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Administrim Biznes
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër katër rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur plotësisht dy dhe kryesisht dy rekomandime;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Një prej pedagogëve të stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi mbulon një numër të madh lëndësh dhe ngarkesë të lartë javore, duke sjellë vështirësi në mbulimin e veprimtarive të tjera si të kërkimit shkencor dhe aktiviteteve administrative.
    2. Vlerësimi i studentëve nuk bëhet i standardizuar me kritere të unifikuara për çdo lëndë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim biznesi”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 60, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim biznesi”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e ngarkesës mësimore për uljen e numrit të lëndëve që mbulon çdo pedagog dhe/ose rritjen e numrit të stafit të përfshirë në këtë program, për ti mundësuar stafit akademik kryerjen e veprimtarive kërkimore, administrative e të tjera.
  2. Institucioni, të hartojë kritere përgjithësisht të standardizuara për vlerësimin e dijeve të studentëve dhe të garantojë zbatimin e tyre për të gjitha lëndët/modulet e programit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 61, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE E ADMINISTRATIVE”, ME PROFILE: “SHKENCA POLITIKE”; “ADMINISTRATË PUBLIKE”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca politike e administrative”, me profile: “Shkenca politike”; “Administratë publike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca politike e administrative”, me profile: “Shkenca politike”; “Administratë publike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 482, datë 03.10.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 124, datë 29.03.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike dhe Departamenti i Administrimit Publik dhe Formimit Bazë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër katër rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur plotësisht një, ka përmbushur kryesisht një rekomandim dhe pjesërisht dy rekomandime;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Shpërndarja e peshës së krediteve përgjatë tre viteve akademike nuk është e barabartë.
    2. Në profilin “Administratë publike” nuk ofrohen lëndë me zgjedhje.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politike e Administrative”, me profile: “Shkenca Politike”; “Administratë Publike”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 61, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike e Administrative”, me profile: “Shkenca Politike”; “Administratë Publike”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të sigurojë shpërndarjen e peshës së krediteve përgjatë tre viteve akademike në mënyrë të barabartë, përpara fillimit të vitit akademik 2018-2019.
  2. Institucioni, të parashikojë ofrimin e lëndëve me zgjedhje në profilin “Administratë publike”.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 62, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “SHKENCA POLITIKE DHE ADMINISTRATIVE”, ME PROFILE: “POLITIKA SOCIALE”; “ADMINISTRATË PUBLIKE”; “QEVERISJE VENDORE”, TË  UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca politike dhe administrative”, me profile: “Politika sociale”; “Administratë publike”; “Qeverisje vendore”, me të dhënat si më poshtë:  

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Shkenca politike dhe administrative”, me profile: “Politika sociale”; “Administratë publike”; “Qeverisje vendore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 482, datë 03.10.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 291, datë 11.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike dhe Departamenti i Administrimit Publik dhe Formimit Bazë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Profili “Politika sociale” nuk rezulton qartësisht i ndarë prej profilit “Qeverisje vendore”, që kushtëzohet edhe nga numri i kufizuar i lëndëve me zgjedhje profilizuese.
    2. Zyra e Këshillimit të Studentëve dhe Karrierës, pavarësisht përvojës së akumuluar, nuk ka ende një rregullore funksionimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Shkenca politike dhe administrative”, me profile: “Politika sociale”; “Administratë publike”; “Qeverisje vendore”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 62, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Master Profesional në “Shkenca politike dhe administrative”, me profile: “Politika sociale”; “Administratë publike”; “Qeverisje vendore”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë në planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim diferencimin sa më të qartë të profileve “Politikë sociale” dhe “Qeverisje vendore”, duke parashikuar dhe përfshirjen e lëndëve me zgjedhje si pjesë e aktiviteteve formuese të grupit E.
  2. Institucioni, të hartojë një rregullore funksionimi të Zyrës së Këshillimit të Studentëve dhe Karrierës dhe të garantojë zbatimin e saj në vijim.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 63, datë 28.09.2018 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA POLITIKE”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca politike”, me të dhënat si më poshtë:  

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca politike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 482, datë 03.10.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 291, datë 11.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër tre rekomandimet e lëna nga akreditimit i parë, Institucioni ka përmbushur plotësisht dy prej tyre dhe një kryesisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në planin mësimor të programit të studimit mungojnë lëndët me zgjedhje;
    2. Numri i krediteve të përcaktuara për mikrotezën nuk është në përputhje me standardin e kërkuar sipas akteve nënligjore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca politike”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 63, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Master i Shkencave në “Shkenca politike”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”:

Institucioni, të përshtatë planin mësimor të programit të studimit në përputhje me aktet nënligjore në fuqi, si vijon:

  • duke përfshirë lëndë me zgjedhje si pjesë e aktiviteteve formuese të grupit E;
  • rishikimin e krediteve dhe ngarkesës së mikrotezës.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 64, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMACI”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 177, datë 19.02.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 124, datë 29.03.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër pesë rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur plotësisht tre, ka përmbushur kryesisht dy rekomandime dhe pjesërisht një rekomandim;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e standardizimit dhe përditësimit të syllabuseve;
    2. Vërehet se ka mungesë të balancës moshore e gjinore të stafit akademik dhe përfshirje të kufizuar të tyre në kërkim shkencor dhe mobilitet përmes shkëmbimeve me qendra ose universitete jashtë vendit, në rajon apo Europë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 64, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të standardizojë dhe përditësojë syllabuset si dhe të zbatojë politika monitorimi nga Njësia bazë përgjegjëse dhe Zyra e Sigurimit të Cilësisë dhe Zhvillimit të Kurrikulave.
  2. Institucioni, të marrë masa për të siguruar vazhdimësinë e personelit të kualifikuar për këtë program si dhe balancimin gjinor të tij.
  3. Institucioni, të ndërtojë një bazë të qëndrueshme të dhënash mbi punësimin e studentëve, e cila do ti shërbente ndjekjes së karrierës së tyre profesionale dhe ndërtimit të një rrjeti “Alumni” të Institucionit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 65, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, ME PROFILE: “STUDIME MESDHETARE”; “STUDIME EVROPIANE”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, me profile: “Studime mesdhetare”; “Studime evropiane”, me të dhënat si më poshtë:  

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, me profile: “Studime mesdhetare”; “Studime evropiane”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 482, datë 03.10.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 291, datë 11.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër katërmbëdhjetë rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur plotësisht shtatë, ka përmbushur kryesisht katër dhe pjesërisht tre rekomandime;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Nuk ka një argumentim të qenësishëm dhe një studim të mirëfilltë e të detajuar të tregut të punës për profilin “Studime mesdhetare”;
    2. Syllabuset e lëndëve nuk janë të standardizuara në rang institucional;
    3. Syllabuset e lëndëve/moduleve nuk specifikojnë mjaftueshëm metodat didaktike të leksioneve e seminareve si dhe llojin dhe sasinë e vëllimit të literaturës për çdo formë të mësimdhënies (leksione, seminare, etj).

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, me profile: “Studime mesdhetare”; “Studime evropiane”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 65, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Master Profesional në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, me profile: “Studime mesdhetare”; “Studime evropiane”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të realizojë një studim të plotë të tregut të punës për të konkluduar nëse tregu i punës ka nevojë për profilin “Studime mesdhetare”, vlerën e tij në kontekstin vendas dhe se si ky program studimi mund t’i adaptohet nevojave të tregut.
  2. Institucioni, të standardizojë dhe përditësojë syllabuset si dhe të zbatojë politika monitorimi nga Njësia bazë përgjegjëse dhe Zyra e Sigurimit të Cilësisë dhe Zhvillimit të Kurrikulave.
  3. Në syllabuset e lëndëve, të identifikohen e detajohen format e mësimdhënies (leksione, seminare, etj) duke përcaktuar dhe llojet e vëllimin e literaturës përkatëse.
  4. Duke marrë parasysh specifikën e fushës së programit të studimit, Institucioni, të rrisë ndërkombëtarizimin e programit të studimit nëpërmjet bashkëpunimeve me institucione akademike dhe profesionale ku studentët të mund të bëjnë studime dhe praktikë, e cila mund të jetë edhe një mënyrë efikase për t’a bërë programin më tërheqës.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 66, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:  

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Marrëdhënie ndërkombëtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 482, datë 03.10.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 291, datë 11.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër shtatë rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur vetëm katër prej rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë dhe tre vetëm pjesërisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Nuk ka një studim të mirëfilltë të tregut të punës dhe nevojave të tij për profesionistë në profilin e programit, çka vështirëson përputhjen në rritje të programit të ofruar me nevojat e tregut të punës;
    2. Nivel jo i mjaftueshëm i inter-disiplinaritetit të programit të studimit dhe shpërndarje jo plotësisht e përshtatshme e lëndëve formuese në vitin e parë dhe atyre të specializuara në vitin e dytë;
    3. Nivel jo i mjaftueshëm i ndërkombëtarizimit të programit me pjesëmarrjen si në projekte ndërkombëtare ashtu edhe në iniciativa të përbashkëta me universitete të huaja;
    4. Ka një numër të ulët marrëveshjesh konkrete bashkëpunimi me institucione publike dhe private lidhur me praktikat e studentëve dhe mënyrat e ndjekjes së tyre nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve me institucionet përkatëse;
    5. Një pjesë e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi mbulojnë lëndë që nuk përputhen me specializimin akademik dhe publikimet e tyre;
    6. Publikimet e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi, veçanërisht të stafit akademik me kohë të plotë, janë të një niveli nën mesatare, si në sasi ashtu edhe në cilësi;
    7. Ka një hendek moshor ndërmjet gradave akademike sidomos përsa i takon stafit akademik me kohë të plotë;
    8. Numër i ulët i përfshirjes së studentëve në programe mobiliteti dhe mungesë e përfshirjes së stafit akademik në programe të tilla.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 1 (një) vit akademik.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2019.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT 

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 66, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Master i Shkencave në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të realizojë një studim tregu më të detajuar dhe që ti referohet të dhënave konkrete të punësimit të studentëve të diplomuar si dhe nevojave konkrete të tregut për studentët e këtij profili në përgjithësi.
  2. Institucioni, të sigurojë një shpërndarje më harmonike të lëndëve ndërmjet dy viteve të programit, duke transferuar disa module nga viti i parë në të dytë dhe anasjelltas, kalimin e një pjese të modulit në nivelin Bachelor apo edhe integrimin e disa komponentëve të rinj, veçanërisht duke mbajtur parasysh procesin e integrimit evropian.
  3. Institucioni, nevojitet të ketë një strategji të qartë lidhur me hapat e zhvillimit të partneritetit me institucione të huaja akademike, për të arritur në ndërtimin e programeve që mund të rezultojnë në një diplomë të përbashkët apo të dyfishtë, si psh. Erasmus +, me qëllim ndërkombëtarizimin e programit të studimit.
  4. Institucioni, të institucionalizojë modele bashkëpunimi me institucione publike dhe private lidhur me kriteret e praktikave mësimore, si edhe një specifikim konkret të kushteve që duhet të plotësojnë si studentët ashtu edhe institucionet gjatë kësaj periudhe.
  5. Institucioni, të rishikojë përputhshmërinë midis profilit akademik të stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi dhe lëndëve që ata mbulojnë.
  6. Institucioni, të stimulojë publikimet e pedagogëve me kohë të plotë, si duke i vendosur ato në kriteret e vlerësimit ashtu edhe duke ndihmuar me lehtësimin e ngarkesës mësimore për ti dedikuar më shumë kohë publikimeve, ndonëse ngarkesa mësimore është në nivele mjaft të pranueshme në krahasim me ngarkesën e ofruar nga dispozitat ligjore.
  7. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik me kohë të plotë, me tituj akademikë, për të krijuar një brez të ndërmjetëm akademik ndërmjet Profesorëve dhe Dr/PhD, veçanërisht për stafin akademik me kohë të plotë, megjithëse është në përmbushje të detyrimeve minimale ligjore.
  8. Institucioni, të nxisë mobilitetin e studentëve dhe pedagogëve, duke marrë pjesë në programe të dedikuara për këtë qëllim, si Erasmus+, ku mirëpritet angazhimi i universiteteve nga Ballkani perëndimor në veçanti.
  9. Institucioni, të përditësojë dhe standardizojë syllabuset, duke nxjerrë në pah dijet e synuara dhe/ose të përftuara nga studentët në përfundim të çdo lënde dhe duke përfshirë literaturë bazë dhe ndihmëse sa më cilësore dhe bashkëkohore.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 67, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI”, ME PROFILE: “PSIKOLOGJI ORGANIZATIVE”; “PSIKOLOGJI KOMUNITARE, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile: “Psikologji organizative”; “Psikologji komunitare”, me të dhënat si më poshtë:  

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile: “Psikologji organizative”; “Psikologji komunitare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 401, datë 22.07.2016
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë dhe Sociologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të hapjes së programit të studimit;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Institucioni nuk ka përmbushur rekomandimet e lëna nga hapja e programit të studimit;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në rregulloren e programit të studimit nuk paraqitet misioni dhe qëllimi i këtij programi studimi; po ashtu mungon argumentimi dhe rëndësia apo vlera e profileve përkatëse.
    2. Stafi akademik që mbulon këtë program studimi, veçanërisht ai efektiv, është kryesisht me grada shkencore Doktor dhe disa kanë edhe titullin Profesor i Asociuar, por vërehet se ata janë të specializuar kryesisht në shkencat Sociologjike, Filozofike e Politike. Konstatohet gjithashtu se një pjesë e personelit akademik efektiv nuk ka kualifikim të vazhduar në profilin e psikologjisë së përgjithshme dhe as atë të profilizuar të psikologjisë komunitare apo atë të psikologjisë organizacionale.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile: “Psikologji organizative”; “Psikologji komunitare”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 67, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile: “Psikologji organizative”; “Psikologji komunitare”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në rregulloren e programit të studimit misionin dhe qëllimin e këtij programi studimi dhe profileve përkatëse, si dhe të shtojë si kriter specifik në regjistrim, përfundimin e studimeve të ciklit të parë në degën e psikologjisë, me qëllim që të garantohet ushtrimi i profesionit të psikologut sipas ligjit 40/2016 “Për urdhrin e psikologut në Republikën e Shqipërisë” për studentët që përfundojnë këtë program, si dhe rishikimin e ridimensionimin e objektivit të tretë “Thellimin e njohurive, sidomos në aspektin diagnostikues, vlerësues dhe këshillimor dhe trajtues si edhe organizimin e aktiviteteve plotësuese”, i cili nuk është objektiv i punës së psikologut organizacional dhe komunitar, por i atij klinik.
  2. Edhe pse përmbushen standardet minimale ligjore për stafin akademik, Institucioni, të marrë masa për plotësimin e stafit akademik me specialistë të fushës specifike të programit të studimit dhe profileve përkatëse, në përputhje me kurrikulën e lëndët përbërëse të tij.
  3. Sugjerohet që disa nga syllabuset të rishikohen dhe rifreskohen në përputhje me natyrën e programit të studimit dhe zhvillimin e shpejtë në këtë fushë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 68, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “SHKENCA EKONOMIKE”, ME PROFILE: “FINANCË, BANKË DHE KONTABILITET”; “ADMINISTRIM BIZNESI”; “BIZNES DHE LIGJ”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca ekonomike”, me profile: “Financë, bankë dhe kontabilitet”; “Administrim biznesi”; “Biznes dhe ligj”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca ekonomike”, me profile: “Financë, bankë dhe kontabilitet”; “Administrim biznesi”; “Biznes dhe ligj”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 177, datë 19.02.2009
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 383, datë 05.08.2011
  5. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 124, datë 29.03.2012
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Financë, Bankë dhe Kontabilitet dhe Departamenti i Ekonomisë
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër katër rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur vetëm dy prej tyre, ndërsa mbeten ende të papërmbushura dy rekomandimet e mëposhtme:
    1. Të përfshihet në planin mësimor edhe një lëndë me zgjedhje për vitin e parë dhe të dytë për profilet Financë, bankë dhe kontabilitet; Administrim biznesi;
    2. Në planin mësimor të vitit të tretë të studimeve, për profilet: Financë, bankë dhe kontabilitet; Administrim biznesi, të shtohen disiplina siç janë “Kontrolli i brendshëm” dhe “Auditim në shërbimet e sigurisë”;
  7. Rezultati i vlerësimit në kuadër të akreditimit periodik, në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi është relativisht i ri, duke ju referuar kohës që kanë punuar pranë UMSH gjë që sjell mungesën e përvojës dhe mos njohje nga ana e tij të një sërë aspekteve institucionale, akademike e të programeve të studimit;
    2. Programi i studimit nuk i është nënshtruar rishikimit e përmirësimit të tij në strukturë e përmbajtje që prej akreditimit të parë, ndërkohë që ekzistojnë hapësirat ligjore;
    3. Ka raste të përfshirjes së stafit akademik dhe ndihmës në shumë detyra apo mbajtjen e disa funksioneve njëkohësisht (akademike dhe administrative);
    4. Nuk ka unifikim të emërtimit të programit të studimit në diplomë, me suplementin që u dorëzohet studentëve pas përfundimit të studimeve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca ekonomike”, me profile: “Financë, bankë dhe kontabilitet”; “Administrim biznesi”; “Biznes dhe ligj”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2021.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 68, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca ekonomike”, me profile: “Financë, bankë dhe kontabilitet”; “Administrim biznesi”; “Biznes dhe ligj”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rishikimin në strukturë e përmbajtje, me synim përmirësimin e programit të studimit brenda hapësirave që lejon legjislacioni në fuqi. Në këtë proces duhet të reflektohen dhe rekomandimet e papërmbushura të akreditimit të parë:
    1. Përfshirja në planin mësimor e një lëndë me zgjedhje për vitin e parë dhe të dytë për profilet Financë, bankë dhe kontabilitet; Administrim biznesi;
    2. Në planin mësimor të vitit të tretë të studimeve, për profilet: Financë, bankë dhe kontabilitet; Administrim biznesi, të shtohen disiplina siç janë “Kontrolli i brendshem” dhe “Auditim në shërbimet e sigurisë”;
  2. UMSH, të marrë masa për informimin e stafit ekzistues në lidhje me drejtimin, qeverisjen dhe programet e studimit që ofron. Kjo të shoqërohet dhe me rekrutimin e stafeve me përvojë e në këto fusha në institucione të tjera të arsimit të lartë.
  3. Në procesin e shtimit e përmirësimit të stafit, të mbahet parasysh dhe ndarja e detyrave akademike nga ato administrative dhe kualifikimi i stafit ndihmës-mësimor e sekretarisë mësimore.
  4. Institucioni, të rishikojë e përshtatë në përputhje me emërtimin dy dokumentat zyrtare që i lëshohen studentëve në përfundim të studimeve: Diplomën me Suplementin e saj.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 69, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BIZNESI”, ME PROFILE: “MENAXHIM TURIZMI”; “MENAXHIM I PASURISË SË PALUAJTSHME”, “MENAXHIM ARTI”, “MENAXHIM SHËNDETI”; “MENAXHIM ARSIMI”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim biznesi”, me profile: “Menaxhim turizmi”; “Menaxhim i pasurisë së paluajtshme”, “Menaxhim arti”, “Menaxhim shëndeti”; “Menaxhim arsimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim biznesi”, me profile: “Menaxhim turizmi”; “Menaxhim i pasurisë së paluajtshme”, “Menaxhim arti”, “Menaxhim shëndeti”; “Menaxhim arsimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 482, datë 03.10.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 291, datë 11.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër tridhjetë rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni nuk ka përmbushur dy prej tyre, si më poshtë:
    1. Për profilin “Menaxhim shëndeti”: Të rishikohet shpërndarja e lëndëve/moduleve/krediteve, literaturës bashkëkohore në lidhje me profilin e programit të studimit, duke pasur parasysh profilin specifik të menaxhimit të shëndetit.
    2. Për profilin “Menaxhim i pasurisë së paluajtshme”: Institucioni të mendojë për një fushatë të drejtë promovimi për këtë lloj programi midis palëve të interesuara.
  7. Rezultati i vlerësimit në kuadër të akreditimit periodik, në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1.  Mungesa e një studimi specifik të tregut për këtë program studimi.
    2.  Ky program ofron shumë profile dhe të fushave të ndryshme, që për më tepër është vështirë të realizohen duke patur parasysh edhe kohëzgjatjen e shkurtër (1 vjeçar).
    3.  Plani mësimor e Syllabuset nuk janë rishikuar e përmirësuar, që prej akreditimit të parë, edhe pse ekzistojnë hapësira ligjore.
    4.  Përfshirja e stafit akademik dhe ndihmës në shumë detyra apo funksione njëkohësisht dhe stafi administrativ i sekretarisë mësimore nuk ka kualifikimin dhe njohje të plotë të detyrave e përgjegjësive dhe ka të nevojshëm trajnimin për rritjen e efektivitetit dhe shmangien e problematikave të vërejtura.
    5.  Bibliotekë relativisht e varfër si në literaturë shqip ashtu edhe në gjuhë të huaj.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim biznesi”, me profile: “Menaxhim turizmi”; “Menaxhim i pasurisë së paluajtshme”, “Menaxhim arti”, “Menaxhim shëndeti”; “Menaxhim arsimi”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2021.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 69, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim biznesi”, me profile: “Menaxhim turizmi”; “Menaxhim i pasurisë së paluajtshme”, “Menaxhim arti”, “Menaxhim shëndeti”; “Menaxhim arsimi”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rishikimin në strukturë e përmbajtje, me synim përmirësimin e programit të studimit brenda hapësirave që lejon legjislacioni në fuqi. Në këtë proces duhet të reflektohen dhe rekomandimet e papërmbushura të akreditimit të parë:
    1. Për profilin “Menaxhim shëndeti”: Të rishikohet shpërndarja e lëndëve/moduleve/krediteve, literaturës bashkëkohore në lidhje me profilin e programit të studimit, duke pasur parasysh profilin specifik të menaxhimit të shëndetit.
    2. Për profilin “Menaxhim i pasurisë së paluajtshme”: Institucioni të mendojë për një fushatë të drejtë promovimi për këtë lloj programi midis palëve të interesuara.
  2. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë tregu, ku të evidentohen kërkesat reale të tregut për studentët e diplomuar në këtë fushë, dhe përkundrejt shkallës dhe cilësisë së punësimit të brezave të studentëve të saj.
  3. Institucioni, të rishikojë dhe kufizojë profilet e këtij programi, në profile që bien në fusha të njëjta ose të ngjashme të arsimimit.
  4. Në procesin e shtimit e përmirësimit të stafit, të mbahet parasysh dhe ndarja e detyrave akademike nga ato administrative dhe kualifikimi i stafit ndihmës-mësimor e sekretarisë mësimore si dhe ofrimi i trajnimeve të vazhdueshme për kualifikimin e tyre të mëtejshëm.
  5. Institucioni, të pasurojë bibliotekën me tituj në gjuhën shqipe dhe të huaj, në mbështetje të këtij programi studimi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 70, datë 28.09.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË BANKË”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.09.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë bankë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 482, datë 03.10.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 291, datë 11.07.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Financë, Bankë dhe Kontabilitet
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër nëntë rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur tetë prej tyre dhe njëri është përmbushur vetëm pjesërisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik me kohë të plotë mbulon 49 % të ngarkesës mësimore të programit të studimit, duke mos përmbushur standardin ligjor minimal (70%);
    2. Syllabuset nuk janë përditësuar që prej akreditimit të parë, edhe pse literatura në këtë fushë ka avancuar dukshëm;
    3. Biblioteka është e varfër në mbështetje të programit të studimit në tituj e literaturë, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe të huaj;
    4. Edhe pse ky program është në proces riakreditimi, Institucioni nuk ka një studim të mirëfilltë tregu për kërkesat e tregut për të diplomuarit në këtë fushë;
    5. Ka anëtarë të stafit akademik dhe ndihmës, që përfshihen në shumë detyra apo funksione njëkohësisht dhe raste të stafit administrativ të pakualifikuar për kryerjen e detyrave specifike si psh. sekretaria mësimore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë bankë”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2021.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.70, datë 28.09.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë bankë”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik me kohë të plotë, me grada dhe tituj, për mbulimin e ngarkesës mësimore të paktën në nivelin 70 %, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë dhe përditësojë syllabuset, duke reflektuar në to ndryshimet e shpejta në këtë fushë.
  3. Institucioni, të marrë masa të menjëhershme për pasurimin e bibliotekës me literaturë në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion e mbulim të plotë të lëndëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë tregu, ku të evidentohen kërkesat reale të tregut për studentët e diplomuar në këtë fushë, dhe përkundrejt shkallës dhe cilësisë së punësimit të brezave të studentëve të saj.
  5. Në procesin e shtimit e përmirësimit të stafit, të mbahet parasysh dhe ndarja e detyrave akademike nga ato administrative dhe kualifikimi i stafit ndihmës-mësimor e sekretarisë mësimore.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 71, datë 28.09.2018

PËR
MIRATIMIN E NJË NDRYSHIMI NË PROCEDURËN DHE MANUALIN PËR AFATET DHE PROCEDURËN E VLERËSIMIT PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT NË ARSIMIN E LARTË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pas propozimit nga anëtarët e Bordit të Akreditimit dhe diskutimit në mbledhjen e datës 28.09.2018,

VENDOSI:

  1. Në procedurën e vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programeve të studimit, të përfshihet një afat 5 ditor, pas njohjes së Institucionit me Raportin përfundimtar të Vlerësimit, për ti mundësuar Institucioneve të Arsimit të Lartë komente eventuale mbi Raportin përfundimtar, përpara shqyrtimit dhe vendimmarrjes së akreditimit nga Bordi i Akreditimit.
  2. Ndryshimi në procedurën e vlerësimit sipas pikës 1 të këtij vendimi, të reflektohet në “Manualin për afatet dhe procedurën e vlerësimit për akreditimin e institucioneve dhe programeve të studimit në arsimin e lartë”.
  3. Në strukturën dhe përmbajtjen e Raportit të Vlerësimit të Jashtëm, të përfshihen komentet e Institucionit të Arsimit të Lartë mbi Raportin paraprak dhe argumentimi i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm mbi shkallën e marrjes parasysh dhe reflektimit të tyre në Raportin përfundimtar.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT