Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Organizimi

Bordi i Akreditimit (BA) është një organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i cili funksionon pranë ASCAL. Veprimtaria dhe funksionimi i BA-së janë të përcaktuara në ligjin për arsimin e lartë nr. 80/2015, ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999, për funksionimin e organeve kolegjiale, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 109, datë 15.02.2017 si dhe rregulloren e funksionimit të tij.

BA është i përbërë nga 11 anëtarë nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Të gjithë anëtarët janë personalitete të botës akademike me një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Anëtarët dhe kryetari i Bordit emërohen dhe shkarkohen nga kryeministri me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin. Mandati i anëtarëve të BA është 4 vjet. Bordi i Akredimit u emërua me urdhër të Kryeministrit nr. 191, datë 16.10.2025.

BA është vazhdues i punës së Këshillit të Akreditimit i krijuar në bazë të ligjit të arsimit të lartë nr. 9741, datë 21.05.2007. Ligji i ri për arsimin e lartë dhe kërkimit shkencor, nr. 80/2015, i jep fuqinë BA-së për të marrë vendimin përfundimtar mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve që ato ofrojnë.  

Anëtarët e Bordit të Akreditimit

Shqiponja Telhaj

Prof. Dr. Shqiponja Telhaj

Kryetar
Tomas Jelenski

PhD. Tomas Jelenski

Anëtar
Maurice Oudejans

MSc. Maurice Oudejans

Anëtar
Iraj Hashi

Prof. Dr. Iraj Hashi

Anëtar
Indrit Hoxha

Prof. Indrit Hoxha

Anëtar
Darinka Piqani

PhD. Darinka Piqani

Anëtar
Dritan Naçe

Prof. Dr. Dritan Naçe

Anëtar
Mirjeta Beqiri

Prof. Mirjeta Beqiri

Anëtar
Nikolla Qafoku

Dr. Nikolla Qafoku

Anëtar
Kita Sallabanda Diaz

Prof. As. Kita Sallabanda Diaz

Anëtar
Loreta Kondili

Prof. Loreta Kondili

Anëtar
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save