Ankimimi dhe Apelimi

Ankimimi dhe Apelimi

Çdo Institucion i Arsimit të Lartë (IAL) gëzon të drejtën të ankimojë vendimet e Bordit të Akreditimit, mbështetur në kuadrin ligjor dhe rregulloret e ASCAL.

Procedura e ankimimit ndjek këta hapa:

  • Paraqitja e kërkesës: Ankimimi duhet të dorëzohet zyrtarisht pranë ASCAL brenda afatit të përcaktuar nga dita e njoftimit të vendimit.

  • Shqyrtimi: Kërkesa i kalon për shqyrtim Komisionit të Ankimimit dhe Apelimit.

  • Vendimmarrja: Komisioni vlerëson të gjitha pretendimet dhe dokumentacionin shoqërues të IAL-së, duke marrë një vendim përfundimtar në përputhje me rregulloren përkatëse.