Kodi i Cilësisë
Kodi i Cilësisë së Arsimit të Lartë është dokumenti kryesor për të gjitha proceset dhe procedurat e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë (IAL). Ai përcakton standardet shtetërore të cilësisë, të detyrueshme për zbatim prej institucioneve të arsimit të lartë.
Kodi i Cilësisë u hartua nga grupi i punës i ngritur me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit.
Kodi i Cilësisë i miratur me VKM Nr.824, datë 24.12.2021 (pika 3 shfuqizon VKM Nr. 531, datë 11.09.2018) është përmbledhje e standardeve shtetërore për sigurimin e cilësisë, për programet e studimit me karakter profesional, programet e ciklit të parë të studimeve “Bachelor”, programet e studimit të ciklit të dytë, programet e ciklit të tretë “Master ekzekutiv”, programet e ciklit të tretë “Specializime afatgjata”. Për realizimin e proceseve të vlerësimit të jashtëm ASCAL dhe IAL mbështen në Kodin e Cilësisë.
- Kodi i Cilësisë së Arsimit të Lartë miratuar me VKM Nr.824, datë 24.12.2021
- Kodi i Cilësisë së Arsimit të Lartë miratuar me VKM Nr.824, datë 24.12.2021, versioni anglisht
- Vendim Nr. 600, datë 15.10.2025 për disa ndryshime dhe një shtesë në vendimin Nr. 824, datë 24.12.2021
- Kodi i Cilësisë së Arsimit të Lartë miratuar me VKM Nr. 531, datë 11.09.2018
Procedurat dhe Manualet
- Manual "Për procedurat e sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë" 2026
- Manual "Procedurat dhe Afatet për Vlerësimin e Cilësisë në kuadër të akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programeve të studimit " 2017
- Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në EHEA (ESG)