Projekte

Nisma dhe projekte bashkëpunimi të ASCAL që mbështesin modernizimin, ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë.

Projekti APEL-WB

Projekti “Accreditation of Prior Experiential Learning Capacity-Building in the Western Balkans: APEL-WB” synon të promovojë një qasje të bazuar në evidenca për identifikimin dhe zhvillimin e masave mbështetëse për individët me përvoja të të nxënit joformal ose informal.

Projekti DUALBA

Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve në arsimin e lartë në Shqipëri, përmes zhvillimit të modelit të përgjithshëm të arsimit dual dhe krijimit të një kuadri ligjor e strategjik për zbatimin e tij.

Projekti DUALKO

Projekti “Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit të industrisë përmes Arsimit Dual në Shqipëri dhe Kosovë me fokus në TIK” (DUALKO) synon modernizimin e arsimit të lartë në Kosovë përmes integrimit të modeleve të arsimit dual, të cilat kombinojnë mësimin akademik me trajnimin praktik në vendin e punës. 

Projekti GOV-QA

Projekti është një iniciativë ndërkombëtare akademike e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+, e cila fokusohet në përmirësimin e cilësisë së studimeve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në arsimin e lartë. 

Projekti STEM-EdTech