



Sigurimi i Cilësisë në Arsimin e Lartë
ASCAL garanton standardet akademike dhe profesionale të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, në përputhje me standardet europiane të cilësisë.
Informacion për fazën tranzitore të akreditimit
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, informon publikun se faza tranzitore ndërmjet dy akreditimeve deri në vendimmarrjen nga Bordi i Akreditimit rregullohet me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017 “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit”, pika 4, dhe me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 22, datë 14.05.2020 “Për vlefshmërinë e afatit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit si dhe shtyrjen e afatit të aplikimit për akreditim”, pika 1.
Në pikë 4 citohet se: Për efekt të vlefshmërisë së akreditimit, kur vendimi final i Bordit të Akreditimit është pozitiv, Institucionet e Arsimit të Lartë që kanë paraqitur kërkesën për akreditim periodik ose plotësimin e rekomandimeve/kushteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe që kanë qenë në proces vlerësimi në kuadër të akreditimit, konsiderohen të akredituara për periudhën midis akreditimeve.
Për të parë listën e programeve të studimit të cilat janë në proces akreditimi, KLIKONI KËTU.
Lajme

ASCAL merr pjesë në vizitën studimore të projektit DUALBA në Novi Sad
Në datat 6–8 tetor 2026, në Novi Sad, Serbi, u zhvillua vizita studimore në kuadër të projektit DUALBA – Implementation of Dual Education in

Vendimet e Bordit të Akreditimit të mbledhjeve 15 dhe 16 Tetor 2026
Në mbledhjet e radhës të mbajtura më 15 dhe 16 Tetor, Bordi i Akreditimit shqyrtoi dhe mori vendime për akreditimin e programeve të studimit,

ASCAL në Konferencën e Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (KAA)
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) mori pjesë në Konferencën e Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (KAA),

ASCAL merr pjesë në vizitën studimore të projektit APEL-WB në Islandë
Përfaqësues të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) morën pjesë në vizitën studimore të organizuar në kuadër të projektit APEL-WB,

Urim për fillimin e vitit akademik 2026-2027!
ASCAL u uron të gjithë studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë, plot suksese dhe arritje të reja në rrugëtimin drejt dijes. Së bashku

Projekti DUALKO: ASCAL merr pjesë në Forumin e Pestë të Ekselencës Profesionale në Graz të Austrisë
Në kuadër të projektit DUALKO, ASCAL mori pjesë në edicionin e pestë të Forumit të Ekselencës Profesionale (Forum on Vocational Excellence), të organizuar në
Partnerët Tanë
Sigurimi i Cilësisë në Numra
ASCAL kontribuon çdo ditë në ngritjen e cilësisë akademike në Shqipëri nëpërmjet proceseve rigoroze të vlerësimit dhe akreditimit.
160+Programe Akredituara
45+Institucione IAL
500+Ekspertë Vlerësimi
20+Vite Eksperiencë
Çfarë Ofron ASCAL
Shërbimet tona kryesore
ASCAL garanton cilësinë e arsimit të lartë përmes akreditimit, vlerësimit të jashtëm dhe analizave të pavarura.
Akreditim Institucional
Vlerësimi dhe akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë.
Akreditim i Programeve
Programet e studimit Bachelor, Master dhe Doktoratë.
Vlerësimi i Jashtëm
Raportet e vlerësimit të jashtëm për IAL-të.
Regjistri i Ekspertëve
Ekspertët vendas dhe të huaj të vlerësimit.
Raporte dhe Statistika
Raporte vjetore, statistika dhe analiza tematike.
Ndërkombëtarizimi
Anëtarësime, projekte dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Njoftim i Rëndësishëm
Informacion për fazën tranzitore të akreditimit
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, informon publikun se faza tranzitore ndërmjet dy akreditimeve nga Bordi i Akreditimit rregullohet me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2 datë 07.04.2017.
“Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimjeve për akreditimin e institucioneve të lartë dhe programeve të studimit” pika 4.
Për efekt të vlefshmërisë së akreditimit: Kur vendimi final i Bordit të Akreditimit është pozitiv, Institucionet e Arsimit të Lartë që kanë paraqitur kërkesën për akreditim periodik ose plotësimin e rekomandimeve/kushteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe që kanë qenë në proces vlerësimi, konsiderohen të akredituara për periudhën midis akreditimeve.
Social Media
ASCAL në Instagram
Ndiq aktivitetet tona @ascal.al
