Roli dhe përfshirja e studentëve në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) zhvilloi tryezën e diskutimit “Roli dhe përfshirja e studentëve në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë”, me pjesëmarrjen e Zëvendësministres së Arsimit, studentëve dhe përfaqësuesve të Njësive të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të disa prej institucioneve të arsimit të lartë.

Diskutimet u përqendruan në:

  • Angazhimin e studentëve si anëtarë të grupeve të vlerësimit të jashtëm të ASCAL;
  • Përfshirjen e tyre në sigurimin e brendshëm të cilësisë;
  • Idetë dhe propozimet për të forcuar pjesëmarrjen studentore dhe për të përmirësuar proceset e cilësisë.

Takimi shërbeu si një hapësirë shkëmbimi ndërmjet studentëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe ASCAL, në funksion të forcimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të një kulture të përbashkët të cilësisë në arsimin e lartë.

Kthehu te Lajmet