Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 1 Shkurt 2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 01, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ART DHE DIZAJN”, TË UNIVERSITETIT POLIS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Art dhe Dizajn”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Art dhe Dizajn”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 406, datë 26.05.2010
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 250, datë 14.06.2013
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Polis”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Art dhe Dizajn
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Polis”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimit të lënë në kuadër të akreditimit të parë; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat për përmirësim, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Art dhe Dizajn”, të Universitetit “Polis”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë)
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 31/01/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT 

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 1, datë 01.02.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Art dhe Dizajn”, të Universitetit “Polis”:

Megjithëse është në objektivat dhe planet afatshkurtra të IAL-së, Institucioni inkurajohet të vazhdojë investimin për rritjen e kapaciteteve laboratorike, me qëllim përftimin nga ana e studentëve të kompetencave në përputhje me kërkesat aktuale në tregun e punës.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 02, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN PARAMETRIK”, ME PROFILE: “DIZAJN ARKITEKTONIK DHE PARAMETRIK”; “DIZAJN ESTETIK STRUKTUROR”; “DIZAJN URBAN DHE PEIZAZHI”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Dizajn Parametrik”, me profile: “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”; “Dizajn Estetik Strukturor”; “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Dizajn Parametrik”, me profile: “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”; “Dizajn Estetik Strukturor”; “Dizajn Urban dhe Peizazhi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 406, datë 26.05.2010
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 438, datë 12.11.2015
  5. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 250, datë 14.06.2013
  6. Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 216, datë 08.05.2017
  7. Institucioni që e ofron: Universiteti “Polis”, në bashkëpunim me IHS – Institute for Housing and Urban Studies, Erasmus University, Hollandë
  8. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Arkitekturë dhe Inxhinieri
  9. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  10. Kredite (ECTS): 90 Kredite
  11. Forma e studimit: Me kohë të pjesshme
  12. Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
  13. Statusi i diplomës: ofrohet nga Universiteti “Polis” në bashkëpunim me IHS – Institute for Housing and Urban Studies, Erasmus University, Hollandë
  14. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, afirmimet, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Dizajn Parametrik”, me profile: “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”; “Dizajn Estetik Strukturor”; “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, të Universitetit “Polis”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë)
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 31/01/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 01.02.2019, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Dizajn Parametrik”, me profile: “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”; “Dizajn Estetik Strukturor”; “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, të Universitetit “Polis”:

Institucioni, të vijojë punën e nisur për përshtatjen e rolit të Zyrës së Karrierës lidhur me këtë program studimi dhe vijimin e gjurmimit të avancimit të studentëve në karrierë, pas diplomimit të tyre.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 03, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “DIZAJN I APLIKUAR”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Dizajn i aplikuar”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Master i Shkencave në “Dizajn i aplikuar”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 406, datë 26.05.2010
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 250, datë 14.06.2013
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Polis”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Art dhe Dizajn
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Polis”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Dizajn i aplikuar", të Universitetit “Polis”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë)
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 31/01/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 3, datë 01.02.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Dizajn i aplikuar”, të Universitetit “Polis”:

Institucioni, të vijojë me masat e marra për rritjen e mëtejshme të kualifikimit të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi dhe plotësimin me botime e përkthime në gjuhën shqipe për këtë fushë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 04, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “STUDIME MJEDISORE”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Studime Mjedisore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Studime Mjedisore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 406, datë 26.05.2010
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 250, datë 14.06.2013
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Polis”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Mjedisit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Polis”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Studime Mjedisore”, të Universitetit “Polis”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë)
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 31/01/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 05, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT”, ME PROFILE: “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”; “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”; “ZHVILLIM SOCIAL URBAN DHE BURIME NJERËZORE”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Politikat e Zhvillimit të Territorit”, me profile: “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime Gis”; “Strehim dhe Zhvillim Toke”; “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Politikat e Zhvillimit të Territorit”, me profile: “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime Gis”; “Strehim dhe Zhvillim Toke”; “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 406, datë 26.05.2010
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 431, datë 11.11.2015
  5. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 250, datë 14.06.2013
  6. Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 216, datë 08.05.2017
  7. Institucioni që e ofron: Universiteti “Polis” në bashkëpunim me IHS – Institute for Housing and Urban Studies, Erasmus University, Hollandë
  8. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Planifikim dhe Menaxhim Urban
  9. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  10. Kredite (ECTS): 90 Kredite
  11. Forma e studimit: Me kohë të pjesshme
  12. Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
  13. Statusi i diplomës: ofrohet nga Universiteti “Polis” në bashkëpunim me IHS – Institute for Housing and Urban Studies, Erasmus University, Hollandë
  14. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, afirmimet, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Politikat e Zhvillimit të Territorit”, me profile: “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime Gis”; “Strehim dhe Zhvillim Toke”; “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, të Universitetit “Polis”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë)
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 31/01/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 5, datë 01.02.2019, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Politikat e Zhvillimit të Territorit”, me profile: “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime Gis”; “Strehim dhe Zhvillim Toke”; “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, të Universitetit “Polis”:

Institucioni, të vijojë punën e nisur për përshtatjen e rolit të Zyrës së Karrierës lidhur me këtë program studimi dhe vijimin e gjurmimit të avancimit të studentëve në karrierë pas diplomimit të tyre.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 06, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM MJEDISOR URBAN”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Menaxhim mjedisor urban”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Master i Shkencave në “Menaxhim mjedisor urban”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 406, datë 26.05.2010
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 250, datë 14.06.2013
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Polis”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Mjedisit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Polis”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Menaxhim mjedisor urban”, të Universitetit “Polis”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë)
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 31/01/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 6, datë 01.02.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Menaxhim mjedisor urban”, të Universitetit “Polis”:

Institucioni të ndjekë një plan veprimtarish për promovimin më efektiv dhe rritjen e mesatares në hyrje të studentëve në programin e studimit Master i Shkencave në “Menaxhim mjedisor urban”.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 07, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, ME PROFILE: “INXHINIERI E STRUKTURAVE TË NDËRTIMIT”; “MENAXHIM I NDËRTIMEVE”; “INXHINIERI E RESURSEVE UJORE”; “INXHINIERI E MATERIALEVE TË NDËRTIMIT”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri ndërtimi”, me profile: “Inxhinieri e strukturave të ndërtimit”; “Menaxhim i ndërtimeve”; “Inxhinieri e Resurseve Ujore”; “Inxhinieri e Materialeve të Ndërtimit”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri ndërtimi”, me profile: “Inxhinieri e strukturave të ndërtimit”; “Menaxhim i ndërtimeve”; “Inxhinieri e Resurseve Ujore”; “Inxhinieri e Materialeve të Ndërtimit”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 90, datë 10.02.2010
  4. Shkresë e MASR Nr. 586/1 Prot., datë 27.03.2018
  5. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 286, datë 06.07.2012
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  12. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ka një shpërndarje jo të përshtatshme të lëndëve sipas tipit të veprimtarisë, nga A në F;
    2. Në kurrikulën e programit të studimit nuk parashikohet praktika profesionale/internshipi si një modul i veçantë;
    3. Një pjesë e lëndëve që realizohen në vitin e parë të këtij programi studimi janë të njëjta me ato të programit Master Profesional; 
    4. Numri i orëve të realizuara në auditor është më i ulët se ato të planifikuara në planin mësimor.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri ndërtimi”, me profile: “Inxhinieri e strukturave të ndërtimit”; “Menaxhim i ndërtimeve”; “Inxhinieri e Resurseve Ujore”; “Inxhinieri e Materialeve të Ndërtimit”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 7, datë 01.02.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave“Inxhinieri ndërtimi”, me profile: “Inxhinieri e strukturave të ndërtimit”; “Menaxhim i ndërtimeve”; “Inxhinieri e Resurseve Ujore”; “Inxhinieri e Materialeve të Ndërtimit”, të Universitetit “EPOKA””, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e lëndëve dhe krediteve sipas tipit të veprimtarisë, uljen e përqindjes së lëndëve më zgjedhje dhe rritjen e përqindjes së lëndëve të detyrueshme.
  2. Institucioni, të parashikojë në kurrikulën e këtij programi studimi, praktikën profesionale/internshipin si një modul të veçantë.
  3. Rekomandohet që Institucioni të rishikojë planin mësimor duke diversifikuar lëndët me emërtim të njëjtë midis programit Master i Shkencave dhe atij Profesional dhe për pasojë, procesin e transferimit të studentëve nga ai profesional në atë shkencor, përfshirë kriterin e mesatares në hyrje.
  4. Institucioni, të zbatojë orët në auditor të planifikuara në planin mësimor dhe të përditësojë syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, duke përfshirë në to edhe literaturën e detyrueshme dhe atë të rekomanduar.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 08, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “SIGURIA DHE RENDI PUBLIK”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LUARASI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Siguria dhe Rendi Publik”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Siguria dhe Rendi Publik”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sporit dhe Rinisë Nr. 511, datë 16.10.2017
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Luarasi”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Penale
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 Kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet nga Kolegji Universitar “Luarasi”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi nuk mbulon 70% të ngarkesës mësimore;
    2. Stafi akademik është i përfshirë në shumë detyra administrative;
    3.  Literatura në gjuhën shqipe është e kufizuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Siguria dhe Rendi Publik”, të Kolegjit Universitar “Luarasi”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 8, datë 01.02.2019, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Siguria dhe Rendi Publik”, të Kolegjit Universitar “Luarasi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, përpara fillimit të vitit të ri akademik 2019-2020, të rekrutojë staf të ri akademik efektiv, me grada e tituj, me qëllim mbulimin e ngarkesës mësimore nga staf efektiv në masën të paktën 70 %.
  2. Në procesin e shtimit dhe përmirësimit të stafit, Institucioni, të mbajë parasysh edhe ndarjen e detyrave akademike nga ato administrative.
  3. Institucioni, të shtojë literaturën në gjuhën shqipe në funksion të realizimit të këtij programi studimi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 09, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM SIGURIMESH”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LUARASI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Sigurimesh”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim Sigurimesh”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sporit dhe Rinisë Nr. 512, datë 16.10.2017
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Luarasi”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrim Biznesi
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 Kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet nga Kolegji Universitar “Luarasi”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi nuk mbulon në masën 70% ngarkesën mësimore në kuadër të realizimit të programit të studimit;
    2. Jo në të gjitha rastet stafi akademik i angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, mban gradën shkencore “Doktor”, sipas kërkesave ligjore në fuqi;
    3. Stafi akademik efektiv mban njëkohësisht dhe është i përfshirë në shumë detyra administrative;
    4. Literatura në dispozicion të studentëve për këtë program studimi është shumë e kufizuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Sigurimesh”, të Kolegjit Universitar “Luarasi”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 9, datë 01.02.2019, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Sigurimesh”, të Kolegjit Universitar “Luarasi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, përpara fillimit të vitit të ri akademik 2019-2020, të rekrutojë staf të ri akademik efektiv, me grada e tituj, me qëllim mbulimin e ngarkesës mësimore nga staf efektiv në masën të paktën 70 %.
  2. Në rekrutimin e stafit të ri akademik efektiv, Institucioni, të mbajë parasysh përputhshmërinë ndërmjet kualifikimit të tij dhe ciklit të studimit ku do të angazhohet si mësimdhënës.
  3. Në procesin e shtimit dhe përmirësimit të stafit, Institucioni, të mbajë parasysh shkëputjen e personelit akademik nga detyrat administrative dhe rekrutimin e stafit të posaçëm administrativ për mbulimin e detyrave që aktualisht mbulohen nga ai akademik.
  4. Institucioni, të marrë masa për vënien në dispozicion të studentëve të literaturës së plotë në funksion të realizimit të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të bëjë përpjekje të mëtejshme për shtimin e projekteve kërkimore-shkencore.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 10, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, ME PROFILE: "FINANCË KONTABILITET"; "LIDERSHIP DHE MENAXHIM BURIMESH NJERËZORE"; "MARKETING DHE MENAXHIM OPERACIONESH", TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim biznesi”, me profile: “Financë kontabilitet”; “Lidership dhe menaxhim burimesh njerëzore”; “Marketing dhe menaxhim operacionesh”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim biznesi”, me profile: “Financë kontabilitet”; “Lidership dhe menaxhim burimesh njerëzore”; “Marketing dhe menaxhim operacionesh”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 564, datë 28.05.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 329, datë 07.08.2012
  5. Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë dhe Financës; Departamenti i Departamenti Biznes, Menaxhim, Turizëm
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet nga Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Nga dhjetë rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur gjashtë prej tyre, ka përmbushur kryesisht dy dhe pjesërisht dy;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi ka njëkohësisht ngarkesë të lartë mësimore në orë dhe numër të lartë lëndësh për pedagog;
    2. Në disa raste, formimi akademik i stafit akademik nuk është në përputhje me lëndët që ata mbulojnë;
    3. Një pjesë e personelit akademik efektiv mban dhe detyra administrative;
    4. Mungesa e balancës mes ngarkesës në mësimdhënie, detyrave administrative dhe kërkimit shkencor të stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi;
    5. Mungesa e një studimi të mirëfilltë tregu dhe nevojave që ky treg ka për të diplomuar në profilet e këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Administrim biznesi”, me profile: “Financë kontabilitet”; “Lidership dhe menaxhim burimesh njerëzore”; “Marketing dhe menaxhim operacionesh”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Marin Barleti”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.10, datë 01.02.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim biznesi”, me profile: “Financë kontabilitet”; “Lidership dhe menaxhim burimesh njerëzore”; “Marketing dhe menaxhim operacionesh”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik efektiv, me grada dhe tituj, me qëllim uljen e ngarkesës së lartë mësimore të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi.
  2. Me rekrutimin e stafit të ri akademik, Institucioni, të konsiderojë dhe përputhshmërinë midis profilit akademik të stafit akademik të angazhuar dhe lëndëve që ata mbulojnë.
  3. Institucioni, të marrë masa për çlirimin e personelit akademik efektiv nga detyrat administrative.
  4. Në procesin e shtimit dhe përmirësimit të stafit, Institucioni, të ketë në konsideratë ndarjen e detyrave akademike nga ato administrative dhe angazhimin/përfshirjen në aktivitete kërkimore shkencore.
  5. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë tregu për nevojat e tregut të punës për studentë të diplomuar në këto profile.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 11, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “SHKENCA POLITIKE”, ME PROFIL: "ADMINISTRIM PUBLIK”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca politike”, me profil: “Administrim publik”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Shkenca politike”, me profil: “Administrim publik”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 96, datë 27.01.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 329, datë 07.08.2012
  5. Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet nga Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Nga gjashtë rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur pesë prej tyre dhe nuk ka përmbushur një;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kurrikula mësimore e këtij programi studimi nuk ka pësuar asnjë ndryshim/përmirësim që prej akreditimit të parë, edhe pse kjo fushë studimi është dinamike dhe në ndryshim të vazhdueshëm;
    2. Në planin mësimor të këtij programi studimi nuk parashikohen lëndë me zgjedhje, rekomandim i papërmbushur nga akreditimi i parë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI: 

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Shkenca politike”, me profil: “Administrim publik”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Marin Barleti”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 11, datë 01.02.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca politike”, me profil: “Administrim publik”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë planin mësimor të programit të studimit, duke patur parasysh ndryshimet e shpeshta dhe të vazhdueshme në këtë fushë studimi.
  2. Institucioni, të parashikojë në planin mësimor të këtij programi studimi lëndë me zgjedhje.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 12, datë 01.02.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “SHKENCA JURIDIKE”, ME PROFILE: "E DREJTË PUBLIKE”; “E DREJTË BIZNESI”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca juridike”, me profile: “E drejtë publike”; “E drejtë biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Shkenca juridike”, me profile: “E drejtë publike”; “E drejtë biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 96, datë 27.01.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 329, datë 07.08.2012
  5. Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet nga Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Nga tre rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur dy prej tyre dhe ka përmbushur pjesërisht një;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në kurrikulën e programit të studimit nuk parashikohen lëndë me zgjedhje;
    2. Biblioteka ofron një numër të kufizuar titujsh për të mbuluar programin e studimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Shkenca juridike”, me profile: “E drejtë publike”; “E drejtë biznesi”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Marin Barleti”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 12, datë 01.02.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca juridike”, me profile: “E drejtë publike”; “E drejtë biznesi”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor të programit të studimit lëndë me zgjedhje.
  2. Institucioni, të përditësojë syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, duke shtuar literaturën e detyrueshme dhe ndihmëse në funksion të programit të studimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 13, datë 01.02.2019

PËR
PËRJASHTIMIN NGA PAGESA E TARIFËS PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË AKREDITIMIT PERIODIK INSTITUCIONAL TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË AKADEMIA E FILMIT DHE MULTIMEDIAS “MARUBI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999“Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019,

pasi mori në shqyrtim:

  1. Shkresën e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” me Nr. 09 Prot., datë 16.01.2019, me lëndë “Kërkesë për përjashtim nga pagesa e vlerësimit të akreditimit”;
  2. Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 229, datë 26.04.2018 “Për riorganizimin e Shkollës së Lartë Jopublike “Marubi” në Akademi të Filmit dhe Multimedias “Marubi” dhe dhënien e statusit të veçantë të këtij Institucioni të Arsimit të Lartë”;
  3. Bazën ligjore mbi Institucionet e Arsimit të Lartë me status të veçantë dhe mundësitë e përjashtimit nga pagesa e tarifës për vlerësimin dhe akreditimin institucional të Institucioneve të Arsimit të Lartë, specifikisht: Neni 17, pika 5 dhe Neni 84 i Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe Shtojca 2, pika 1 e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”;

konstaton se:

  1. Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” gëzon statusin e një Institucioni të veçantë të Arsimit të Lartë;
  2. Numri i studentëve në të gjitha ciklet e studimit në këtë Institucion të Arsimit të Lartë është më pak se 30 studentë;
  3. Institucioni plotëson të dy kriteret për përjashtimin nga pagesa e tarifës së vlerësimit në kuadër të akreditimit periodik institucional;

Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Përjashtimin nga pagesa e tarifës së vlerësimit në kuadër të akreditimit periodik institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për vijimin e procesit të akreditimit periodik institucional pa detyrimin për pagesën e tarifës, sipas pikës 1 si më lart, zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 14, datë 01.02.2019

PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMEVE NË MANUALIN “VLERËSIMI I CILËSISË SË MËSIMDHËNIES NËPËRMJET PYETËSORIT KOMBËTAR TË STUDENTËVE” DHE PLANIT TË VEPRIMIT ME AFATET KOHORE TË RISHIKUARA PËR REALIZIMIN E “SONDAZHIT KOMBËTAR TË STUDENTËVE” TË RRADHËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.05.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pasi mori në shqyrtim ndryshimet në Manualin “Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet pyetësorit kombëtar të studentëve” dhe Planin e Veprimit me afatet kohore të rishikuara për realizimin e “Sondazhit Kombëtar të Studentëve” të rradhës,

VENDOSI:

  1. Të miratojë ndryshimet në Manualin “Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet pyetësorit kombëtar të studentëve”, sipas materialit bashkëngjitur këtij Vendimi.
  2. Të miratojë Planin e Veprimit me afatet kohore të rishikuara për realizimin e “Sondazhit Kombëtar të Studentëve” të rradhës, sipas pikës 1 dhe bashkëngjitur këtij Vendimi.
  3. Kryerja e SKS dhe respektimi i afateve kohore janë të realizueshme vetëm pas plotësimit të kapaciteteve infrastrukturore, logjistike dhe financiare, të nevojshme për realizimin e tij, parashikuar në materialin bashkëngjitur këtij Vendimi.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 15, datë 01.02.2019

PËR
MIRATIMIN E “LISTËS VJETORE TË EKSPERTËVE VENDAS DHE TË HUAJ TË VLERËSIMIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pas shqyrtimit të listës paraprake vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit, që angazhohen në kuadër të komisioneve të posaçme ose të përkohshme sipas fushave akademike, në mbledhjen e tij të datës 01.02.2019,

VENDOSI:

  1. Të miratojë “Listën vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit”, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për përdorimin e saj si bazë në përzgjedhjen e ekspertëve në kuadër të proceseve të vlerësimit institucional dhe/ose të programeve të studimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për hapjen e thirrjes për rekrutimin e ekspertëve për vlerësimin e jashtëm, vendas dhe të huaj, sipas kritereve të miratuara në Vendimin Nr. 44, datë 13.07.2018 të Bordit të Akreditimit.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 66/1, datë 01.02.2019

PËR
NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 66, DATË 28.09.2018 “PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 8480, datë 27.05.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 71, datë 28.09.2018 “Për miratimin e një ndryshimi në “Manualin për afatet dhe procedurën e vlerësimit për akreditimin e institucioneve dhe programeve të studimit në arsimin e lartë””,

pasi mori në shqyrtim:

  1. Shkresën e Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë” me Nr. 1606 Prot., datë 10.10.2018, me lëndë “Ankimim i Vendimit Nr. 66, datë 28.09.2018, për Akreditimin periodik të Programit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare”, i zhvilluar në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë”;
  2. Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 66, datë 28.09.2018 “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”;
  3. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, të hartuar nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm në kuadër të akreditimit periodik të programit të studimit;
  4. Relatimin e përfaqësuesve të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë” në mbledhjen e Bordit të Akreditimit të datës 07.12.2018;
  5. Dokumentacionin shtesë të IAL-së të vënë në dispozicion nga ASCAL lidhur me kërkesë-ankesën e Institucionit;
  6. Sqarimet e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm mbi shkallën dhe arsyet e marrjes parasysh të komenteve të Institucionit mbi Draft-Raportin e Vlerësimit të Jashtëm;
  7. Evidencat shtesë dhe sqaruese të përcjella nga Institucioni, me shkresën Nr. 55 Prot., datë 14.01.2019, me lëndë “Materiale për t’u dërguar në adresë të Bordit të Akreditimit, me qëllim sqarimin e mëtejshëm, përfshirë dërgimin e dokumentacionit shtesë, të kundërshtimit të vendimit Nr. 66, datë 28.09.2018, për Akreditimin periodik të Programit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, i zhvilluar në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë”;

konstaton se:

  1. Nga shqyrtimi i sa më lart, rezultojnë të dhëna e dokumenta të reja shtesë, të cilat nuk disponoheshin më parë nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm gjatë procesit të vlerësimit;
  2. Nga shqyrtimi i sa më lart, rezultojnë të dhëna të reja që impaktojnë rezultatin e vlerësimit, të cilat nuk disponoheshin më parë nga Bordi i Akreditimit, përpara vendimmarrjes në kuadër të akreditimit të këtij programi studimi;
  3. Këto të dhëna kanë të bëjnë edhe me dokumentacionin në komunikimin shkresor midis universitetit dhe ekipit të vlerësimit gjatë procesit të vlerësimit.

Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës 2 të Vendimit Nr. 66, datë 28.09.2018 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike”.
  1. Ndryshimin e pikës 3 të Vendimit Nr. 66, datë 28.09.2018 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2021”.
  1. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT