Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Kodi i Cilësisë

Kodi i Cilësisë së Arsimit të Lartë është dokumenti kryesor për të gjitha proceset dhe procedurat e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Ai përcakton standardet shtetërore të cilësisë, të detyrueshme për zbatim prej institucioneve të arsimit të lartë.

Për hartimin e Kodit të Cilësisë është ngritur grupi i punës me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Deri në përfundimin e Kodit dhe miratimin e tij, ASCAL do të vazhdojë të mbështesi punën e tij në Rregulloren për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë. Rregullore e cila është miratuar me Vendim të KM nr. 424, datë 02.06.2010 dhe ka pësuar përmirësime dhe shtesa me disa vendime të tjera të KM ndër vite.