Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Drejtori

ASCAL Anisa Subashi

Prof. Asoc. Dr. Anisa Subashi është një eksperte me mbi 20 vite eksperiencë në fushën e shërbimeve sociale, politikave publike dhe arsimit të lartë. Ka mbajtur pozicione drejtuese në nivel qendror dhe vendor, ku ka udhëhequr drejtori të rëndësishme që mbulojnë fushat e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, shëndetit publik, politikave të arsimit, strehimit social dhe nxitjes së punësimit.

Në fushën akademike, është profesoreshë e asociuar në shkencat sociale, ku ligjëron mbi politikat dhe punën sociale. Ka gjithashtu eksperiencë të gjerë si pedagoge dhe në pozita drejtuese në universitete të ndryshme në vend.

Ajo është autore e publikimeve shkencore në revista ndërkombëtare, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve, integrimin social, këshillimin e karrierës, politikat sociale dhe arsimin gjithëpërfshirës.

Ka marrë pjesë në projekte ndërkombëtare si pedagoge vizituese në universitete të huaja, duke sjellë përvojë të vlefshme në bashkëpunimin akademik dhe zhvillimin e programeve arsimore.

Eksperienca e saj përfshin udhëheqjen dhe menaxhimin e projekteve sociale në partneritet me organizata ndërkombëtare, si dhe kontributin në hartimin e strategjive kombëtare dhe manualeve mbi të drejtat e njeriut, mbrojtjen e fëmijëve, shëndetin publik, përfshirjen e komuniteteve vulnerabël dhe arsimin e lartë.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save