Procedurat e vlerësimit dhe akreditimit të institucioneve dhe programeve të arsimit të lartë do të jenë pjesë e Kodit të Cilësisë së arsimit të lartë. Për hartimin e Kodit të Cilësisë është ngritur grupi i punës me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. xx, datë xx.xx.xxxx.
ASCAL, BA dhe institucionet e arsimit të lartë do të vazhdojnë të mbështeten tek standardet shtetëore të cilësisë deri në miratimin e Kodit të Cilësisë. Standardet për vlerësimin dhe akreditimin institucional dhe për ciklet e studimit janë:
Manual për Procedurat dhe Afatet për Vlerësimin e Cilësisë në kuadër të akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programeve të studimit 2017
Standardet shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë , janë miratuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 126, datë 17.03.2011
Standardet shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të ciklit të parë të studimeve , janë miratuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 134, datë 21.03.2011
Standardet shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të ciklit të dytë të studimeve , janë miratuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 135, datë 21.03.2011
Standardet shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programve të ciklit të tretë të studimeve , janë miratuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 136, datë 21.03.2011
Standardet shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e progameve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë , janë miratuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 75, datë 18.02.2013
Gjithashtu agjencia mbështetet dhe në udhëzuesit dhe standardet për sigurimin e cilësisë në hapësirën europiane të arsimit të lartë (European Standards and Guidelines-ESG 2015 )