Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 314, datë 16.03.2012, Universiteti EPOKA

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. MENAXHIM BIZNESI, me profil:
a. Menaxhim Arsimi

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit, të kërkuar nga “Universiteti EPOKA”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Menaxhim Biznesi, me profil: Menaxhim Arsimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të shikohet mundësia për të ndryshuar emërtimin e programit të studimit.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Master Profesional në Menaxhim Biznesi, me profil:
a. Menaxhim Arsimi
të hapet


Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.