Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 296, datë 20.12.2011, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Infermierisë

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. GERIARTRI


Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e ri të Studimit, Master Profesional, të kërkuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Infermierisë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Geriartri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve/moduleve me të gjithë elementët përbërës si: titullari i lëndës; temat mësimore të jepen më të detajuara; literatura bazë dhe ajo ndihmëse.
 Të sillen marrëveshjet e bashkëpunimeve të deklaruara dhe të përcaktohet roli i tyre në realizimin e këtij programi studimi.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master Profesional në Geriartri
të hapet


Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.