Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. MËSUESI CIKLI I ULËT
2. MËSUESI PARASHKOLLOR
3. PSIKOLOGJI
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. SHKENCA EDUKIMI
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. SHKENCA EDUKIMI
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 155 datë 18.02.2011, të Programeve të reja të studimit “B.Sc. Mësuesi Cikli i Ulët”; “B.Sc. Mësuesi Parashkollor”; “B.Sc. Psikologji” dhe pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 168 datë 15.04.2011, të Programeve të reja të studimit “MP Shkenca Edukimi” dhe “M.Sc. Shkenca Edukimi”, të kërkuar nga Institucioni i Arsimit Privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Mësuesi Cikli i Ulët”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Të plotësohen të gjitha syllabuset e lëndëve me pedagogun përkatës.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Mësuesi Parashkollor”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Të plotësohen të gjitha syllabuset e lëndëve me pedagogun përkatës.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Psikologji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Shkenca Edukimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Psikologji
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Shkenca Edukimi
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Shkenca Edukimi
të hapet
Institucioni aplikues Institucioni i Arsimit Privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, për programet e studimit: Bachelor në “Mësuesi Cikli i Ulët” dhe Bachelor në “Mësuesi Parashkollor” pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për programet e studimit, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.