Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 270, datë 04.11.2011, Shkolla e Lartë Private “Dyrrahu- Illiria” Shpk

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. INFERMIERI
2. ADMINISTRIM BIZNESI

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 236 datë 16.09.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Dyrrahu- Illiria” Shpk, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Infermieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Bachelor në Infermieri
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Administrim Biznesi
të hapet

Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.