Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 245 datë 16.09.2011, “Akademia e Ndërtimit e Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 245 datë 16.09.2011


Për hapjen e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Inxhinierisë Hidroteknike, “Akademia e Ndërtimit e Tiranës”.
Për Programin e Studimit jouniversitar profesional, 2 vjeçarë, që përfundon me Diplomë Profesionale në:
1. ASISTENT I SHKENCAVE TË APLIKUARA, me profile:
a. Ndërtim
b. Arkitekturë
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë, që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. INXHINIERI NDËRTIMI
2. INXHINIERI HIDROTEKNIKE
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë, që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. INXHINIERI SIZMIKE
2. INXHINIERI STRUKTURORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Inxhinierisë Hidroteknike si dhe për hapjen e Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga “Akademia e Ndërtimit e Tiranës”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Organizimi i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Organizimi i Fakultetit të Inxhinierisë Hidroteknike, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Diplomë Profesionale në “Asistent i Shkencave të Aplikuara, me profile: Ndërtim; Arkitekturë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Syllabuset e lëndëve të jenë më të detajuara duke dalluar literaturën bazë nga ajo ndihmëse.
· Të plotësohen syllabuset me temat e seminareve dhe të laboratoreve.
· Në planin mësimor të paraqitet ndarja në orë mësimore në auditor për çdo aktivitet mësimor.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Inxhinieri Ndërtimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Përmbajtja e programit të lëndës në syllabuset përkatëse të jetë më e detajuar.
· Të plotësohen me literaturë syllabuset e të gjithë lëndëve të programit të studimit, duke dalluar literaturën bazë nga ajo ndihmëse.
· Të plotësohen syllabuset me temat e seminareve dhe të laboratoreve.
· Në planin mësimor të paraqitet ndarja në orë mësimore në auditor për çdo aktivitet mësimor.
· Të shihet mundësia a përfshirjes në planin mësimor të disa disiplinave me zgjedhje.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Inxhinieri Hidroteknike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Përmbajtja e programit të lëndës në syllabuset përkatëse të jetë më e detajuar.
· Të plotësohen me literaturë syllabuset e të gjithë lëndëve të programit të studimit, duke dalluar literaturën bazë nga ajo ndihmëse.
· Të plotësohen syllabuset me temat e seminareve dhe të laboratoreve.
· Në planin mësimor të paraqitet ndarja në orë mësimore në auditor për çdo aktivitet mësimor.
· Të shihet mundësia a përfshirjes në planin mësimor të një ose disa disiplinave të kategorisë “Njohuri të tjera formuese”.
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Inxhinieri Sizmike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
  Kushtet:
· Të paraqiten marrëveshjet e bashkëpunimit, ku të saktësohet roli dhe detyrimet e partnerëve në realizimin e këtij programi studimi.
· Të plotësohen të dhënat mbi personelin akademik me kohë të plotë dhe efektiv që do të mbulojnë këtë program studimi.
· Të paraqiten CV e të gjithë titullarëve të lëndëve/moduleve.
· Të paraqiten të dhëna për Komitetit shkencor dhe koordinatorin e programit të studimit.
· Të përcaktohen gjuha në të cilën do të zhvillohet aktiviteti mësimor.
· Të paraqiten syllabuset e lëndëve me të gjithë elementët e tyre përbërës.
· Të paraqitet literatura e ndarë në bazë dhe ndihmëse për lëndët ku kjo mungon.
· Të përcaktohen kritere specifike për pranimin e studentëve në këtë program studimi.
7. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Inxhinieri Strukturore”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të paraqiten marrëveshjet e bashkëpunimit, ku të saktësohet roli dhe detyrimet e partnerëve në realizimin e këtij programi studimi.
· Të plotësohen të dhënat mbi personelin akademik me kohë të plotë dhe efektiv që do të mbulojnë këtë program studimi.
· Të paraqiten CV e të gjithë titullarëve të lëndëve/moduleve.
· Të paraqiten të dhëna për Komitetit shkencor dhe koordinatorin e programit të studimit.
· Të përcaktohen gjuha në të cilën do të zhvillohet aktiviteti mësimor.
· Të paraqiten syllabuset e lëndëve me të gjithë elementët e tyre përbërës.
· Të paraqitet literatura e ndarë në bazë dhe ndihmëse për lëndët ku kjo mungon.
· Të përcaktohen kritere specifike për pranimin e studentëve në këtë program studimi.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni: Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, “Akademia e Ndërtimit e Tiranës” të hapet
Institucioni: Fakulteti i Inxhinierisë Hidroteknike, “Akademia e Ndërtimit e Tiranës” të hapet
Programi i Studimit: Diplomë Profesionale në Asistent i Shkencave të Aplikuara, me profile:
a. Ndërtim
b. Arkitekturë
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Hidroteknike të hapet
Institucioni aplikues “Akademia e Ndërtimit e Tiranës”, për programet e studimit: M.Sc. në “Inxhinieri Sizmike” dhe M.Sc. në “Inxhinieri Strukturore”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.

 
KËSHILLI i AKREDITIMIT