Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 237 datë 16.09.2011,ShLP “Marin Barleti”

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. INFORMATIKË E APLIKUAR

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. EDUKIM, me profile:
a. Mësimdhënia dhe të nxënët
b. Drejtim dhe administrim i arsimit

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. KOMUNIKIM, me profil:
a. Studime në Gazetarinë ndërkombëtare

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 207 datë 29.07.2011, të Programeve të studimit “B.Sc. Informatikë e Aplikuar” dhe “MP Edukim, me profile: Mësimdhënia dhe të nxënët; Drejtim dhe Administrim i Arsimit” dhe plotësimit të kushteve të lëna në VKA Nr. 212 datë 29.07.2011, të Programit të studimit, “M.Sc. Komunikim, me profil: Komunikim/Studime në Gazetari Ndërkombëtare”, të kërkuar nga ShLP “Marin Barleti”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Informatikë e Aplikuar”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Edukim, me profile: Mësimdhënia dhe të nxënët; Drejtim dhe Administrim i Arsimit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Komunikim, me profil: Studime në Gazetarinë Ndërkombëtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Informatikë e Aplikuar
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Edukim, me profile:
a. Mësimdhënia dhe të nxënët
b. Drejtim dhe Administrim i Arsimit
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Komunikim, me profil:
a. Studime në Gazetarinë Ndërkombëtare
të hapet