Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 230 datë 16.09.2011, Kolegji Profesional i Veriut “Argenti”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:

1. EDUKIM FIZIK DHE SPORTE
2. MËSUES I ARSIMIT FILLOR
3. MENAXHIM, HOTELERI DHE RESTORANTE
4. MARKETING TURIZMI DHE MIKPRITJE
5. JURIST ADMINISTRATE DHE SEKRETAR GJYQËSOR

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 208 datë 29.07.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Kolegji Profesional i Veriut “Argenti”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Edukim Fizik dhe Sporte”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Mësues i Arsimit Fillor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Menaxhim, Hoteleri dhe Restorante”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Marketing Turizmi dhe Mikpritje”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Jurist Administrate dhe sekretar gjyqësor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Mësues i Arsimit Fillor
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Menaxhim, Hoteleri dhe Restorante
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Marketing Turizmi dhe Mikpritje
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Jurist Administrate dhe sekretar gjyqësor
të hapet