Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 222 datë 29.07.2011, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Programi i Studimit i Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. E DREJTË BIZNESI

Programi i Studimit i Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. MËSIMDHËNIE TË GJUHË LETËRSISË

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Bachelor dhe Master Profesional, të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “E Drejtë Biznesi”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentat:
 Strukturimi i lëndëve nuk është i përshtatshëm me objektivat formues dhe me emërtimin e diplomës. Mungojnë lëndë të rëndësishme të profilit tregtar si e drejta e konkurrencës, e drejta tregtare ndërkombëtare, Pronësi industriale, e drejte tregtare e krahasuar. Etj
 Objektivat janë dhënë shumë shkurt, kerkohet te pergatiten profesioniste ne te drejten nderkombetare te biznesit, nderkohe qe parashikohet vetem nje lende e profilit nderkombetar: e drejte nderkombetare private
 Ndarja e krediteve ne veprimtari formuese nuk eshte e saktë.
 Në planin mësimor mungon Diploma dhe kreditet për këtë formë të mësimdhënies.
 Permbajta e Syllabuseve nuk eshte e plote. Mungojne disa elemente: Emri, kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndën. Jepet lista e pedagogeve qe do te aktivizohen por nuk percaktohet lenda per secilin prej tyre. Mungojne ne planprograme temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik, ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS, format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre. Gjithashtu mungojne dy syllabuse “Mikroekonomia” dhe “E drejta europiane”.
 Nga tekstet e percaktuara si te detyruara, rezulton se lena Organizimi i Institucioneve publike nder tekstet e detyruara perserit tekstin e lendes: te drejte publike. Programi mesimor i lendes “E drejte tregtare” perserit programin e lendes “Pronesi intelektuale”.
 Ka literature ne gjuhe te huaj, nderkohe qe studenti nuk eshte i detyruar te njohe gjuhe te huaja. Gjithashtu ka mbivendosje tekstesh ne lende te ndryshme . Ne lenden “Bazat e menaxhimit” percaktohen si literature e detyrueshme leksionet e pedagogut.
 Numri i provimeve tejkalon numrin 22.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Mësimdhënie të Gjuhë Letërsisë”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentat:
 Ky programi studimi ka si qëllim parësor përgatitjen e studentëve si mësues të ardhshëm, prandaj dhe progrmai duhet të ofrojë lëndë kryesitht të formimit psiko-pedagogjik.
 Për disa nga disiplinat stafi akademik (për arsye të fushës nga vjen) nuk është i përshtatshëm.
 Mungon në program detajimi i formave të mësimdhënies.
 Disa nga institucionet bashkëpunuese nuk janë të përshtatshme, apo nuk është sqaruar mënyra e bashkëpunimit.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në E Drejtë Biznesi
të mos hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Mësimdhënie të Gjuhë Letërsisë
të mos hapet


Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.