Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 219 datë 29.07.2011, Qëndra e Studimeve Albanologjike të Tiranës

Programi i Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktor (Dr.) në:
1. HISTORIA E ARTEVE SHQIPTARE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit Doktoraturë, të kërkuar nga Qëndra e Studimeve Albanologjike të Tiranës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Historia e Arteve Shqiptare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Doktoraturë në Historia e Arteve Shqiptare
të hapet

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.