Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor në:
1.MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR
2.MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1.MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË LARTË NË HISTORI
2.MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË ULËT NË HISTORI
3.MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË LARTË NË GJUHË ANGLEZE
4.MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË ULËT NË GJUHË ANGLEZE
5.MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË LARTË NË GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE
6.MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË ULËT NË GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE
7.MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË ULËT NË SOCIOLOGJI DHE SHKENCAT SOCIALE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1.STUDIME PËR ZHVILLIMIN HUMAN DHE FAMILJEN
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor; Master Profesional dhe Master i Shkencave të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Justicia”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1.Përmbajtja e Programeve të Reja të Studimit, Bachelor në “Mësuesi për arsiminParashkollor”, Bachelor në “Mësuesi për arsimin Fillor”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Lartë në Histori”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Histori”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Lartë në Gjuhë Angleze”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Gjuhë Angleze”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Lartë në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Sociologji dhe Shkenca Sociale”, M.Sc. në “Studime për Zhvillimin Human dhe familjen”, nuk përmbushin standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jepet vlerësim Negativ, me argumentet:
- Plani mësimor i hartuar për Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor” paraqitet i njëjtë me planin mësimor të programit të studimit Bachelor “Mësuesi për Arsimin Fillor”.
- Misioni dhe objektivat nuk janë në përputhje me programet e studimit.
- Personeli akademik angazhohet në më shume se dy lëndë.
- Personeli akademik nuk ka kualifikimin e duhur.
- Mungojnë CV-të e personelit akademik.
- Në shumicën e lëndëve nuk është përcaktuar pedagogu i lëndës.
- Programi i studimit i nivelit të dytë dhe shkencor ezaurohet vetëm me gjithsej 6 lektorë, tre prej tyre mbajnë peshën e 75% të lëndëve, po ashtu të njëjtët personel akademik kanë një peshë të madhe në programin e nivelit të parë.
- Ekzistojnë lëndë të sajuara, si bashkime jo komplementare të synimeve programore.
- Në disa lëndë nuk respektohet kriteri shkencor.
- Paraqiten përsëritje të mirëfillta dhe mbivendosje me programin e nivelit të parë, nuk shfaqen tregues të thellimit dhe aq më tepër shkencor.
- Teza përfundimtare është lënë tërësisht e pa trajtuar si zhvillim dhe realizim.
- Ka mangësi teknike në përcaktimin e fushave nga vijnë studentët që do të pranohen në program dhe është dhënë vetëm kriter specifik diploma.
- Në programet e studimit Master Profesional janë përfshirë lëndë si “Metoda Kërkimi”.
- Për MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Sociologji dhe Shkenca Sociale”, në emërtim dhe objektiva synon të formësojë mësuesit e sociologjisë dhe shkencave sociale, ndërkohë që pikërisht profilin e sociologjise dhe shkencave sociale e ka në një nivel tërësisht të pamjaftueshëm në kurrikul.
- Nuk përcaktohen qartë formimet nga të cilat vijnë studentët.
- MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Sociologji dhe Shkenca Sociale”, nuk i përgjigjet kërkesave për mësues profesional të mirëfilltë për sociologjinë dhe shkencat sociale.
- Literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve nuk është e klasifikuar dhe e përditësuar.
- Literatura përkatëse në syllabuse nuk është e plotësuar dhe konkretizuar me (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor
të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Mësuesi për Arsimin Fillor
të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Lartë në Histori
të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Histori
të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Lartë në Gjuhë Angleze
të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Gjuhë Angleze
të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e Lartë në Gjuhë dhe Letërsi
Shqipe
të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Gjuhë dhe Letërsi
Shqipe
të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Sociologji dhe
Shkenca Sociale
të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Studime për Zhvillimin Human dhe familjen
të mos hapet
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.