Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 264 datë 27.09.2011 - Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 264 datë 27.09.2011

Për Programete Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (Dr) në:
1. ALBANOLOGJI, me profile:
a. Histori
b. Gjuhësi
2. MBROJTJE MJEDISI DHE BIODIVERSITETI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë, të kërkuara nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Albanologji, me profile: Histori; Gjuhësi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësim pozitiv me sugjerimet:
· Të parashikohen mënyra më të larmishme vlerësimi dhe jo firma.
· Të parashikohen pedagogët përgjegjës që do të mbulojnë lëndët e planifikuara në planin mësimor për profilin “Gjuhësi”.
· Të plotësohen syllabuset e lëndëve “Arti mesjetar i ikonografisë” dhe “Qyteti shqiptar i shek. XIX-XX”.
· Të plotësohet kriteri që 60% e personelit akademik duhet të jetë i angazhuar me kohë të plotë.
· Të paraqiten CV e personelit akademik të ftuar.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Mbrojtje mjedisi dhe biodiversiteti”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësim negativ.
Mangësitë më themelore janë:
· Universitetet e huaja dhe qendrat kërkimore që do të bashkëpunojnë për realizimin e programit të studimit dhe marrëveshjet e bashkëpunimit, sipas kërkesave të ligjit dhe të VKM, mungojnë.
· Programi i studimit nuk propozohet mbi bazën e një projekti kërkimor.
· Rregullorja e programit të studimit mungon.
· Procedurat e verifikimit të dijeve apo vlerësimin periodik të doktorantëve mungojnë.
· Kriteri që 60% e personelit akademik të jetë i angazhuar me kohë të plotë nuk plotësohet.
· CV-të e personelit akademik të ftuar nuk janë të plota.
· Institucioni nuk ka laboratorë për kërkimin.
· Literatura nuk është e aksesueshme nga studentët.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 424, datë 02.06.2010, e ndryshuar, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në Albanologji me profilet:
a. Histori
b. Gjuhësi
të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në Mbrojtje Mjedisi dhe Biodiversitet të mos hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT