Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 95, datë 02.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “BANKAT DHE TREGJET FINANCIARE”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "LUARASI"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 95, datë 02.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “BANKAT DHE TREGJET FINANCIARE”, TË SHKOLLËSSË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "LUARASI"


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Bankat dhe Tregjet Financiare”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.483, datë 12.10.2012
d)      Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/4 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Gjuha e studimeve: Shqip
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master i Shkencavenë “Bankat dhe Tregjet Financiare” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë të këtij lloji.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv me kushte.

3.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të rritet numri i pedagogëve me grada dhe tituj shkencorë në funksion të këtij programistudimi dhe procesi i rekrutimit të parashikojë kritere specifike për staf të specializuar në fushën e bankave dhe tregjeve financiare.
b.      Të garantojë dhe të vërtetojë stabilitetin në vijëmësi të stafit akademik efektiv.
c.       Të rrisë numrin e titujve, botime dhe teskte në funksion dhe në shërbim të këtij programi studimi.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencavenë “Bankat dhe Tregjet Financiare” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

5.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.


KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË