REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 93, datë 02.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË BANKË”, TË SHKOLLËSSË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "LUARASI"
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë Bankë”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.483, datë 12.10.2012
d) Institucioni që e ofron:Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g) Kredite (ECTS): 180 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Gjuha e studimeve: Shqip
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI
1. Programi i studimit Bachelornë “Financë Bankë” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë të këtij lloji.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv me kushte.
3. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Të reduktojë ngarkesën në numër lëndësh/disiplinash të stafit akademik përmes angazhimit të stafit të ri dhe me përvojë pune akademike.
b. Të garantojë dhe të vërtetojë stabilitetin në vijëmësi të stafit akademik efektiv.
4. Institucionit i rekomandohet gjithashtu të parashikojë rritjen e cilësisë së studentëve në hyrje dhe pasurimin e bibliotekës me tituj për këtë program studimi.
5. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Financë Bankë” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
6. Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimit si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË