Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 92, datë 02.11.2015 PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË SHLUP “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”, TIRANË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 92, datë 02.11.2015
PËR
AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË SHLUP “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”, TIRANË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, me përbërjen si më poshtë:
Institucioni i Arsimit të lartë/Universiteti: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
Fakultetet:
Fakulteti i Ekonomisë
Departamenti i Administrim Biznesi
Departamenti Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni
Njësia e Kërkimit Shkencor "CIRD Ekonomi"
Fakulteti i Inxhinierisë
Departamenti i Inxhinierisë Softuerike
Departamenti i Inxhinierisë Industriale
Njësia e Kërkimit Shkencor "CIRD Inxhinieri"

VENDOSI:

Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, i përmbush përgjithësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin Institucional si dhe kërkesat ligjore akademike në fuqi.
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për Shkollën e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë” vlerësim pozitiv.  
Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të sjellë informacion të përditësuar për vitin akademik 2015-2016, sa më poshtë:
Të dhëna të fundit për stafin akademik efektiv dhe me kontratë.
Planin e masave për zhvillimin e mëtejshëm të treguesve cilësore si dhe fuqizimin të fushës së kërkimit shkencor edhe në bashkëpunim me biznesin apo organizma të tjerë.
  • Të përmirësojë komunikimin midis administratës dhe studentëve dhe shërbimin në funksion të këtyre të fundit.
  • Të monitorohen nga APAAL dhe KA, përmes raportimit nga institucioni dhe verifikimit në vend të të gjitha ndryshimeve që do të ndërmerren në zbatim të kërkesave të mësipërme.
Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të raportojë planin e masave të marra, për përmirësimin e treguesve të mësipërm.
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë” me të dhënat si më sipër, të akreditohet.

 KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË