REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 92/1, datë 18.12.2015
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË SHLUP “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”, TIRANË
Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 92, datë 02.11.2015 për “Akreditimin Institucional të ShLUP, “Instituti Kanadez i Teknologjisë””, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 211/5, datë 10.11.2015 dhe dorëzuar në datën 12.11.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që ShLUP, “Instituti Kanadez i Teknologjisë””, të akreditohet.
Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të sjellë informacion të përditësuar për vitin akademik 2015-2016, sa më poshtë:
a. Të dhëna të fundit për stafin akademik efektiv dhe me kontratë.
b. Planin e masave për zhvillimin e mëtejshëm të treguesve cilësore si dhe fuqizimin të fushës së kërkimit shkencor edhe në bashkëpunim me biznesin apo organizma të tjerë.
c. Të përmirësojë komunikimin midis administratës dhe studentëve dhe shërbimin në funksion të këtyre të fundit.
Të monitorohen nga APAAL dhe KA, përmes raportimit nga institucioni dhe verifikimit në vend të të gjitha ndryshimeve që do të ndërmerren në zbatim të kërkesave të mësipërme.
Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të raportojë planin e masave të marra, për përmirësimin e treguesve të mësipërm.
Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 12.11.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.
Përkëtë arsye, bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit
VENDOSI:
1. Të shpall Vendimin e tij Nr. 92, datë 02.11.2015 për “Akreditimin Institucional të ShLUP, “Instituti Kanadez i Teknologjisë””.
2. Vendimi Nr. 92, datë 02.11.2015 i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe ShLUP, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË