Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.9,datë 05.01.2015 PËR LICENSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUESI PËR AML NË FIZIKË DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, UNIVERSITETI “EQEREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR

VENDIM
Nr.9,datë 05.01.2015
PËR
LICENSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUESI PËR AML NË FIZIKË DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, UNIVERSITETI “EQEREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR



Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr.424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit të parë me kusht, dhe vlerësimit të dytë për verifikimin e plotësimit të kushteve të këtij programi me elementët:

a)      Emërtimi i programit:Master i Shkencave në “Mësuesi për AML në Fizikë dhe Teknologji Informacioni”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron:Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër

d)     Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Shkencave të Natyrës

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra):2 vite/4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Statusi i diplomës: Vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10-30 studentë në vit akademik

që përfundon me diplomëMaster i Shkencave në “Mësuesi për AML në Fizikë dhe Teknologji Informacioni”.

VENDOSI:



1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Mësuesi për AML në Fizikë dhe Teknologji Informacioni” nuk përmbush një sërë standardesh të rëndësishme që lidhen me kurrikulën, stafin, kushtet e praktikës pedagogjike dhe të tjera, si dhe në faktin që edhe pas kushteve të vëna për plotësim, ky institucion nuk ka përmbushur kërkesat e lëna gjatë vlerësimit të parë.

2.      Për gjithë sa më sipër, KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit Master i Shkencave në “Mësuesi për AML në Fizikë dhe Teknologji Informacioni” me elementët e mësipërm: të mos hapet.