Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 89 datë 03.09.2010 - SHLUP “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 89 datë 03.09.2010

Për vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për Programet e Studimit: “Menaxhim Biznesi” (Diplomë e Sistemit të Vjetër 4 – Vjeçar); “Drejtues Finance” (Diplomë e Sistemit të Vjetër 4 – Vjeçar); DNP në “Administrim Publik”; DNP në “Marketing”; DNP në “Bankë dhe Institucione Financiare” dhe DNP “E Drejtë Biznesi”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për Programet e Studimit: “Menaxhim Biznesi” (Diplomë e Sistemit të Vjetër 4 – Vjeçar); “Drejtues Finance” (Diplomë e Sistemit të Vjetër 4 – Vjeçar); DNP në “Administrim Publik”; DNP në “Marketing”; DNP në “Bankë dhe Institucione Financiare” dhe DNP “E Drejtë Biznesi”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”, të kryer në periudhën Korrik – Gusht 2010, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv për kwto Programe Studimi pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Në lidhje me plotësimin e kushteve të akreditimit për programet e studimit:
“Menaxhim Biznesi” (Diplomë e Sistemit të Vjetër 4 – Vjeçar); “Drejtues Finance” (Diplomë e Sistemit të Vjetër 4 – Vjeçar); DNP në “Administrim Publik”; DNP në “Marketing”; DNP në “Bankë dhe Institucione Financiare” dhe DNP “E Drejtë Biznesi”, Këshilli i Akreditimit arrin në këto përfundime:
1. Institucioni ndonëse ka bërë përmirësime për rritjen e numrit të pedagogëve të brendshëm dhe qëndrueshmerinë e stafit akademik, duke bërë të mundur rregullimin e raportit personel efektiv/personel akademik me kontratë si dhe rritjen e nivelit të kualifikimit të këtij stafi, lipset që edhe në të ardhmen të përmirësojë më tej këtë aspekt.
2. Institucioni ka përmirësuar dhe realizuar komunikimin online midis studentëve, pedagogëve, sekretarisë dhe zyrave të tjera të Fakultetit të Ekonomisë.
3. Janë plotësuar (megjithëse ekzistonin që në vlerësimin e parë të jashtëm) rregulloret për të gjitha programet e studimit sipas udhëzimit të Mash Nr. 15, datë 04.04.2008,
4. Institucioni ka bërë unifikimin e kodit personal (matrikullimi i studentit), megjithëse kjo ekzistonte që në vlerësimin e parë të jashtëm.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Heqjen e kushteve të akreditimit Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Sevasti & Parashqevi Qiriazi” për programet e studimit: “Menaxhim Biznesi” (Diplomë e Sistemit të Vjetër 4 – Vjeçar); “Drejtues Finance” (Diplomë e Sistemit të Vjetër 4 – Vjeçar); DNP në “Administrim Publik”; DNP në “Marketing”; DNP në “Bankë dhe Institucione Financiare” dhe DNP “E Drejtë Biznesi”, bazuar në Vendimin nr. 44 datë 02.10.2009 të Këshillit të Akreditimit dhe të Urdhërit Nr.369, datë 12.11.2009 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT