REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 86, datë 02.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË SHLUP “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”, TIRANË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim biznesi dhe teknologji informacioni”
Cikli i studimit: Cikli i parë
Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 27.02.2012
Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
Kredite (ECTS): 180 Kredite
Forma e studimi: Me kohë të plotë
Gjuha e studimeve: Anglisht
Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI
Programi i studimit Bachelor në “Administrim biznesi dhe teknologji informacioni” i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë si dhe kërkesat ligjore akademike.
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit, Bachelor në “Administrim biznesi dhe teknologji informacioni” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË