KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 84 datë 18.06.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Nivelit të Parë (MNP) në:
MNP Shërbim i Provës
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë (MNP) në “Shërbim i Provës”, kërkuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MNP në “Shërbim I Provës”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Shërbimi i Provës” të mos hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT