REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr.83,datë 02.11.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË, KONTABILITET DHE AUDITIM”, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI E INFORMACIONIT NË MENAXHIMIN E PROCESEVE TË BIZNESIT” DHE MASTER I SHKENCAVE NË “SIGURIA E INFORMACIONIT”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit,të programeve të studimit me elementët:
1. MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË, KONTABILITET DHE AUDITIM”
a) Emërtimi i programit:Master Profesional në “Financë, Kontabilitet dhe Auditim”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron:Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Torinos, Itali
d) Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Ekonomisë
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra):1.5 vite / 3 semestra
f) Kredite (ECTS):90 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip, Anglisht
i) Lloji i diplomës që lëshohet: Lëshohet diplomë nga Universiteti i Tiranës. Për marrjen e diplomës nga Universiteti i Torinos, Itali, studenti duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e lidhur mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetittë Torinos, Itali(Pikat 2.1; 5 dhe 6)
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 20 - 40 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
2. MASTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI E INFORMACIONIT NË MENAXHIMIN E PROCESEVE TË BIZNESIT”
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Teknologji e Informacionit në Menaxhimin e Proceseve të Biznesit”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Torinos, Itali
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite / 3 semestra
f) Kredite (ECTS): 90 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip, Anglisht
i) Lloji i diplomës që lëshohet: Lëshohet diplomë nga Universiteti i Tiranës. Për marrjen e diplomës nga Universiteti i Torinos, Itali, studenti duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e lidhurmesUniversitetit të Tiranës dhe Universitetittë Torinos, Itali(Pikat 2.1; 5 dhe 6)
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 15 - 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
3. MASTER I SHKENCAVE NË “SIGURIA E INFORMACIONIT”
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Lloji i diplomës qëlëshohet: Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”lëshuar nga Universitetii Tiranës
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 15 – 35studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimitMaster Profesional në “Financë, Kontabilitet dhe Auditim”, në Fakultetin Ekonomik tëUniversitetit të Tiranës, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë nga Universiteti i Tiranës. Për marrjen e diplomës nga Universiteti i Torinos, Itali, studenti duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e lidhur mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetittë Torinos, Itali.
2. Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimit Master Profesional në “Teknologji e Informacionit në Menaxhimin e Proceseve të Biznesit”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë nga të Universiteti i Tiranës.Për marrjen e diplomës nga Universiteti i Torinos, Itali, studenti duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e lidhur mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetittë Torinos, Itali
3. Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”,në Fakultetin Ekonomik tëUniversitetit të Tiranës, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë nga Universiteti i Tiranës.
4. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, hapjen e programeve të studimit Master Profesional në “Financë, Kontabilitet dhe Auditim”; Master Profesional në “Teknologji e Informacionit në Menaxhimin e Proceseve të Biznesit” dhe Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”në Fakultetin Ekonomik tëUniversitetit të Tiranës,me elementët e mësipërm.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË