Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 82 datë 18.06.2010 - Universiteti “Eqerem Çabej”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 82 datë 18.06.2010

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në:
DNP Teknologji Informacioni
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Teknologji Informacioni”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DNP në “Teknologji Informacioni”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Teknologji Informacioni” të mos hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT