VENDIM
Nr.81, datë 27.07.2015
PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARËBACHELOR NË“PSIKO – SOCIOLOGJI”, TË INSTITUCIONIT “SHKOLLA E LARTË PRIVATE MESDHETARE E SHQIPËRISË”, TIRANË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi hapjen e programit të studimit Bachelor në “Psiko - Sociologji”, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit:Bachelor në “Psiko - Sociologji”
b) Cikli i studimit: Cikli i Parë
c) Institucioni që e ofron:Institucioni “Shkolla e LartëPrivate Mesdhetare e Shqipërisë”
d) Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra):3 vite / 6 semestra
f) Kredite (ECTS):180 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI:
1. Programiistudimit Bachelor në “Psiko – Sociologji”i propozuar nga Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”të japëvlerësim negativ pasi ky projekt paraqet një sërë mangësish si më poshtë:
a. Ndonëse programi paraqitet si një risi, misioni i tij parashikon formimin në dy disiplina: kualifikim i nivelit të parë në psikologji dhe kualifikim të nivelit të dytë në degën e sociologjisë; formimin e ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e psikologjisë dhe të sociologjisë. Në projektin e paraqitur është më shumë një bashkim mekanik i dy fushave me përparësi fushën e sociologjisë por që nuk mundëson formimin e specialistëve të mirëfilltë në të dyja fushat e pretenduara, psikologji dhe sociologji.
b. Programi i paraqitur nuk pasqyron konceptimin modern të studimeve psikosociale si studime që trajtojnë probleme të përbashkëta të psikologjisë dhe të sociologjisë veçanërisht sesi ndikohet sjellja e individëve nga grupet, eksplorimin e marrëdhënieve ndërmjet individëve në gjithë kompleksitetin e tyre psikologjik dhe shoqërisë që po ndryshon vazhdimisht. Ky program nuk përputhet as me programet e psikologjisë sociale që kanë në fokus sjelljen humane.
c. Emërtimi i programit të studimit Psiko- Sociologji nuk është një emërtim i përshtatshëm dhe nuk përputhet me emërtimet që përdoren sot në botë për programet e ciklit të parëdhe që janë“Studime psikosociale” ose “Psikologji sociale”.
d. Misioni dhe objektivat nuk janë shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tëqartë.
e. IAL nuk parashikon tregun e punës për të diplomuarit nga ky program.
f. Departamenti i shkecave politike dhe ndërkombëtare nuk është njësia e përshtatshme për të realizuar këtë program për shkak të fushave që mbulon dhe sepse personeli akademik i tij nuk ka kredencialet e kërkuara për fushën e psikologjisë.
g. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën 56% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit.
h. Në shumicën e tyre, programet mësimore kanë mbingarkesë me literaturë në dy gjuhë të huaja (italisht dhe anglisht) gjë që krijon vështirësi për studentët e këtij niveli.
2. Mbështetur në sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativdhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Psiko - Sociologji”i propozuar nga Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”, me elementët e mësipërm të mos hapet.