Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 80/1,datë02.11.2015 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTERPROFESIONAL NË “SOCIOLOGJI ZHVILLIMI” ME PROFIL “ZHVILLIM SOCIAL KOMUNITAR”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 80/1,datë02.11.2015
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTERPROFESIONAL NË “SOCIOLOGJI ZHVILLIMI” ME PROFIL “ZHVILLIM SOCIAL KOMUNITAR”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 80, datë 27.07.2015 për “Akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Sociologji Zhvillimi” me profil “Zhvillim Social Komunitar”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 180, datë 28.07.2015 dhe dorëzuar në datën 28.07.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit Master Profesional në “Sociologji Zhvillimi” me profil “Zhvillim Social Komunitar”, të akreditohet.

ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”duhet të marrë masa që të realizojë në vijim plotësimet dhe përmirësimetsipas pikave si më poshtë:
1.      Në përmbajtjen e disa lëndëve duhet të fokusohet më mirë në zhvillimin e kompetencave të punës direkte me komunitetin dhe menaxhimit të zhvillimit komunitar.
2.      Institucioni duhet të sigurojë në vijim një qëndrueshmëri më afatgjatë të stafit efektiv në përbërje të njësive bazë të Fakultetit përgjegjës dhe atij që mbulon këtë program studimi.
Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 28.07.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.


Përkëtë arsye,bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit

VENDOSI:


1.      Të shpall Vendimin e tij Nr. 80, datë 27.07.2015, për ”Akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Sociologji Zhvillimi” me profil “Zhvillim Social Komunitar”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”.

2.      Vendimi Nr. 80, datë 27.07.2015 i bashkëngjitet këtij Vendimi.

3.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË