Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 8 datë 30.04.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 8 datë 30.04.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Diplomë:
· Master i Nivelit të Dytë “GJUHËSI”
· Master i Nivelit të Dytë “STUDIME LETRARE”
· Master i Nivelit të Dytë “SHKENCË E BIBLIOTEKAVE”
· Master i Nivelit të Dytë “GJEOGRAFI”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e reja të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Gjuhësi”, Master i Nivelit të Dytë “Studime Letrare”, Master i Nivelit të Dytë “Shkencë e Bibliotekave”, Master i Nivelit të Dytë “Gjeografi” me drejtime:

1. Gjeografi Fizike dhe Mjedisore;

2. Gjeografi Humane dhe Rregullim Territori,

të kërkuara nga Fakulteti i Histori Filologjisë, Universiteti i Tiranës, bazuar në Raportet e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Gjuhësi” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Studime Letrare” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Shkencë e Bibliotekave” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv, me sugjerimin që të bashkëpunojë me Fakultetin e Shkencave të Natyrës (UT), Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit (UPT) si dhe me Bibliotekën Kombëtare.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Gjeografi” me drejtime:

1.Gjeografi Fizike dhe Mjedisore;

2. Gjeografi Humane dhe Rregullim Territori,

përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit:
· Master i Nivelit të Dytë “Gjuhësi”, të hapet.
· Master i Nivelit të Dytë “Studime Letrare”, të hapet.
· Master i Nivelit të Dytë “Shkencë e Bibliotekave”, të hapet.
· Master i Nivelit të Dytë “Gjeografi”, me drejtime:

1. Gjeografi Fizike dhe Mjedisore;

2. Gjeografi Humane dhe Rregullim Territori

të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT