Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 78 datë 28.05.2010 - Universiteti i Sporteve të Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 78 datë 28.05.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Nivelit të Parë (MNP) dhe Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) në:
1. MNP Training Sportiv
2. DND Shkenca Sportive
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit Master i Nivelit të Parë (MNP) në “Training Sportiv”; dhe Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) “Shkenca Sportive”, të kërkuara nga Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes, Universiteti i Sporteve të Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MNP në “Training Sportiv”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me emërtimin: MNP në Stërvitje Sportive me sugjerimin që Institucioni të rishohë Raportin teori/praktikë në favor të kësaj të fundit.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DND në “Shkenca Sportive”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në MNP “Stërvitje Sportive” të hapet
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Shkenca Sportive” të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT