VENDIM
Nr. 77, datë 27.07.2015
PËR PËR NJËNDRYSHIMNË VKA NR. 47, DATË29.06.2015, “PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “WISDOM UNIVERSITY””
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës:
VENDOSI
1. Termi “Privat” në të gjitha rastet e përdorura ndryshohet me termin “Jo publik”.
2. Emërtimi “Fakulteti Juridik” i përdorur në Pikën 3/i ndryshohet me emërtimin “Fakulteti i Drejtësisë”.
3. Emërtimi “Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Sociale” i përdorur në Pikën 3/ii ndryshohet me emërtimin “Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore”