Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 75, datë 27.07.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMITTËSTUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATËNË “STATISTIKË”I UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

VENDIM
Nr. 75, datë 27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMITTËSTUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATËNË “STATISTIKË”I UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Doktoratë në “Statistikë” me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Doktoratënë “Statistikë”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Tretë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 362, datë 03.09.2013

d)     Institucioni që e ofron:Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve “Aldo Moro”, Bari, Itali

e)      Fakulteti përgjegjës UK-ZKM: Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite akademike

g)      Kredite (ECTS): 60 ECTS për vitin e parë teorik

h)      Emërtimi i diplomës: Diplomë për gradën shkencor “Doktor”në “Statistikë”, që lëshohet nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

i)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI


1.      Programii studimit të ciklit të tretë Doktoratënë “Statistikë”iUniversitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” i përmbush plotësisht“Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit tëciklit tëtretë të këtij lloji. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programiistudimit i ciklit të tretë Doktoratë në “Statistikë”i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me elementët e mësipërm,të akreditohet.

3.      Këshilli i Akreditimit i sugjeron Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” hartimin e një plani afatgjatë për zgjerimin e partneriteteve edhe me Institucione të tjera Europiane nëndihmë të studentëve dhe ndërkombëtarizimin e këtij programi studimi.