Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 74 datë 23.04.2010 - Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 74 datë 23.04.2010

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Diplomë të Nivelit të Parë (DNP) në:
1. DNP Shkencat Kompjutacionale
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Shkencat Kompjutacionale”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Teknike, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DNP në “Shkencat Kompjutacionale”, përmbush në përgjithësi standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimet që ky program të realizohet nëpërmjet drejtimesh dhe opsionesh brenda programeve të hapura të së njëjtës fushë, DNP në “Informatikë” dhe DNP në “Teknologji Informacioni”, që zhvillohen aktualisht në këtë Universitet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT