REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 72/1,datë02.11.2015
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË“MENAXHIM BIZNESI”, TËSHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JO PUBLIKE, "WISDOM UNIVERSITY"
Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 72, datë 27.07. 2015 për ” Akreditimin e programit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Biznesi” të Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike “Wisdom University”, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 180, datë 27.07.2015 dhe dorëzuar në datën28.07.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të mos akreditohet.
Programi i studimi i ofruar nga ky Institucionparaqet mangësitë dhe dobësi serioze si më poshtë:
1. Përsa i përket planit mësimor dhe përmbajtjes së tij haset një paqartësi e theksuar si në dokumentacionin e vetëvlerësimit ashtu dhe në verifikimin e tij në vend. Ka ndryshime të vazhdueshme të tij por që nuk raportohen në dokumentacionin e vetëvlerësimit.
2. Ka një përcaktim të paarsyetuar të krediteve sipas lëndëve, ngarkesës në auditor dhe jashtë auditorit, në përgjithësi dhe për lëndë në veçanti dhe mungesë të dhënash për format e mësimdhënies dhe ngarkesat përkatëse të tyre, të hasura e të verifikuara edhe gjatë vizitës në Institucion.
3. Ka paqëndrueshmëri të evidentuar më shumë se një herë të stafit akademik efektiv gjë që ndikon dukshëm në strukturën e Institucionit, qëndrueshmërinë dhe mbarëvajtjen e programit të studimit.
4. Nuk ka një njësi apo zyrë (zyrë karriere) në shërbim të studentëve.
5. Ka një mbivendosje të funksioneve administrative me akademike ku një pjesë e madhe e stafit administrativ mbulon njëkohësisht edhe veprimtari akademike. Këta të fundit llogariten njëkohësisht edhe si pjesë e stafit akademik efektiv të njësive bazë të Fakultetit që mbulon këtë program studimi.
6. Organizim joefektiv i programi edhe për faktin se institucioni zhvillon aktivitetin në tre godina të ndryshme dhe marrëveshje të kufizuara me biznesin vendas për krijimin e mundësisë së praktikave profesionale.
7. Mungesa të librarisë elektronike dhe të përdorimit të literaturës ndihmëse në gjuhë të huaj.
8. Nuk ka fonde për zhvillimin e punës kërkimore shkencore të stafit akademik. Burimi i vetëm i financimit janë tarifat e studentëve.
Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 28.07.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.
Përkëtë arsye,bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit
VENDOSI:
1. Të shpall Vendimin e tij Nr. 72, datë 27.07.2015, për ” Akreditimin e programit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Biznesi” të Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike “Wisdom University”.
2. Vendimi Nr. 72, datë 27.07.2015i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Shkollen e Lartë Universitare Jo Publike “Wisdom University”.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË