Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.71, datë 27.07.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË“JURIDIK”, TËINSTITUCIONIT "SHKOLLA E LARTË PRIVATE MESDHETARE E SHQIPËRISË"

VENDIM
Nr.71,datë27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË“JURIDIK”, TËINSTITUCIONIT "SHKOLLA E
LARTË PRIVATE MESDHETARE E SHQIPËRISË"


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Bachelor në“Juridik”me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit:Bachelor në “Juridik”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 225, datë 04.06.2013

d)     Institucioni që e ofron:Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra):3 vite

g)      Kredite (ECTS): 180ECTS

h)      Forma e studimit: Me kohë tëplotë

i)        Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”

j)        Emërtimi i diplomës: Diplomë Bachelor në “Juridik”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:


1.      Programi i studimit Bachelor në “Juridik”e Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”, i përmbush në përgjithësi “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë.Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Juridik”me elementët e mësipërm, të akreditohet.

3.      Institucioni duhet të marrë masa që të realizojë përmirësimet si më poshtë:

a.       Të përmirësojë cilësinë e studentëve në hyrje duke përfshirë këtu dhe rritjen e nivelit të njohjes së gjuhës së huaj prej tyre, pasi kjo ndikon nëuljen e standardit të mësimdhënies dhe vështirësinë nënë përdorimin e literaturës bashkëkohore në gjuhë të huaj.

b.      Të bëhet përpjekje konkrete për përmirësimin e aftësive analitike dhe të shkrimit akademik nga ana e studentëve duke rritur standardin e kërkesës për ato lëndë që japin këto aftësi.

c.       Të marrë masa konkrete për rritjen e stafit të specializuar për gjenerimin dhe diversifikimin e burimeve të fondeve në funksion të këtij programi