Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 70 datë 31.03.2010 - Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 70 datë 31.03.2010


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) në:
· DND Gjuhësi
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) në Gjuhësi, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “A. Xhuvani” Elbasan, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DND në “Gjuhësi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimet që:
· Të ketë përputhje midis emrave të personelit akademik që do të mbulojnë lëndët dhe programeve mësimore përkatëse.
· Të bëhet një rregullim tërësor me pjesmarrjen e hartuesve të dosjes e cila të konsiderohet përfundimtare.
· Të reduktohet literatura duke ju dhënë përparësi auturëve themelorë dhe literaturës së disponueshme.
· Të të përzgjidhet bibliografia sipas vërejtjeve të ekspertit dhe t’i jepet përparësi literaturës në gjuhën angleze.
· Të shmangen konceptet e preskriptivizmit në gjuhësi.
· Të bëhet diskutimi përfundimtar i përbashkët për të shmangur përsëritjet në programet e lëndëve dhe frymën eklektike të materialit të paraqitur.
· Të bëhet njëhësimi i terminologjisë në lëndët e komunikimit, leksikologjisë etj.
Vërejtjet e mësipërme, të rregullohen përpara hapjes së programit dhe këto ndryshime t’i dërgohen me shkrim Këshillit të Akreditimit, brenda një periudhe 3-mujore.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Gjuhësi” të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT