VENDIM
Nr. 70,datë27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I PROFESIONAL NË“TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TËSHKOLLËSSË LARTË PRIVATE "LOGOS"
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Master Profesional “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”,me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit:Master Profesional në“Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 335, datë 16.08.2013
d) Institucioni që e ofron:Shkolla e Lartë Private “LOGOS”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra):1.5 vite / 3 semestra
g) Kredite (ECTS): 90ECTS
h) Forma e studimit: Me kohë tëplotë
i) Programi i studimit ofrohet: Shkolla e Lartë Private “LOGOS”
j) Emërtimi i diplomës: Diplomë Master Profesional në“Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master Profesional në“Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”iShkollës së Lartë Private “LOGOS”, i përmbush në përgjithësi “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë të këtij lloji.
Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në“Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”i Shkollës së Lartë Private “LOGOS”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.
3. Institucioni duhet të marrë masa që të realizojë në vijim plotësimet dhe përmirësimet sipas pikave si më poshtë:
a. Tëplotësojë me staf efektiv Qendrën për Kërkim dhe Zhvillim Shkencor, njësi bazë pranë Fakultetit të Shkencave të Aplikuara.
b. Edhe pse Institucioni ka staf efektiv të plotë dhe të përshtatshëm për të mbuluar lëndët dhe modulet e këtij programi studimi, duhet të rritet numri i stafit mjekësor me kohë të plotë, të specializuar veçanërisht në fushat specifike për“Laborator Biokimik – Klinik”, “Mikrobiologjik”, për të përmirësuar cilësinë e ofertës akademike të këtij programi.
c. Institucioni duhet të bëjë përpjekje për të rritur dhe përmirësuar dimensionin kërkimor të stafit efektiv duke siguruar në të njëjtën kohë përfshirjen e tyre në veprimtari kërkimore të aplikuara, aktivitete botuese dhe projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.