Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 70/1,datë02.11.2015 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE "LOGOS"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 70/1,datë02.11.2015
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE "LOGOS"

Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 70, datë 27.07. 2015 për ” Akreditimin e programit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjeksorë”, të Shkollës së Lartë Private “Logos”, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 180 datë 28.07.2015 dhe dorëzuar në datën 28.07.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjeksorë”,të akreditohet.

Shkolla e LartëPrivate ‘Logos” duhet të marrë masa që të realizojë në vijim plotësimet dhe përmirësimetsipas pikave si më poshtë:
1.      Të plotësojë me staf efektiv Qendrën për Kërkim dhe Zhvillim Shkencor, njësi bazë pranë Fakultetit të Shkencave të Aplikuara.
2.      Edhe pse Institucioni ka staf efektiv të plotë dhe të përshtatshëm për të mbuluar lëndët dhe modulet e këtij programi studimi, duhet të rritet numri i stafit mjekësor me kohë të plotë, të specializuar veçanërisht në fushat specifike për“Laborator Biokimik – Klinik”, “Mikrobiologjik”, për të përmirësuar cilësinë e ofertës akademike të këtij programi.
3.      Institucioni duhet të bëjë përpjekje për të rritur dhe përmirësuar dimensionin kërkimor të stafit efektiv duke siguruar në të njëjtën kohë përfshirjen e tyre në veprimtari kërkimore të aplikuara, aktivitete botuese dhe projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 28.07.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.

Përkëtë arsye,bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit
VENDOSI:

1.      Të shpall Vendimin e tij Nr. 70, datë 27.07.2015, për ” Akreditimin e programit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjeksorë”, të Shkollës së Lartë Private “Logos”
2.      Vendimi Nr.Nr. 70, datë 27.07.2015 i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Shkollën e Lartë Private “Logos”.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË