VENDIM
Nr. 7, datë 05.01.2015
PËR
LICENSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “AKTIVITETI FIZIK DHE SHËNDETI”, TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Doktoratë në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”
b) Cikli i studimit: Cikli i Tretë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
f) Kredite (ECTS): 60 ECTS për vitin e parë teorik
g) Forma e studimi: me kohë plotë/me kohë të pjesshme
h) Gjuha e studimeve: Shqip/Anglisht
i) Statusi i diplomës: Vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 6 - 10 studentë
që përfundon me diplomë Doktoratë në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”.
VENDOSI:
1. Programi i studimit Doktoratë në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”, i përmbush standardet e cilësisë dhe kërkesat ligjore akademike përkatëse. Për këtë arsye KA jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Doktoratë në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti” me elementët e mësipërm: të hapet
3. Programi i studimit Doktoratë në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti” do të monitorohet çdo vit nga APAAL për të verifikuar zbatimin dhe plotësimin e standardeve në vijim.