Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.68, datë 27.07.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË“ADMINISTRIM BIZNESI”, TËShLUJ “UNIVERSITETIMARIN BARLETI”

VENDIM
Nr.68,datë27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË“ADMINISTRIM BIZNESI”, TËShLUJ “UNIVERSITETIMARIN BARLETI”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Bachelor në“Administrim Biznesi”me elementët si më poshtë:


a)      Emërtimi i programit:Bachelor në “Administrim Biznesi”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 549, datë 11.11.2011

d)     Institucioni që e ofron:ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra):3 vite/ 6 semestra

g)      Kredite (ECTS): 180ECTS

h)      Forma e studimit: Me kohë tëplotë

i)        Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

j)        Emërtimi i diplomës: Diplomë Bachelor në “Administrim Biznesi”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli6

VENDOSI:


1.      Programi i studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”e ShLUJ“Universiteti Marin Barleti”, i përmbush në pjesën më të madhe “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë. Për këtë arsye Këshilli i Akreditimit, vendos të japëvlerësimin përgjithësisht pozitivpër këtë program studimi.

2.      Megjithatë ky program studimi paraqet disa dobësi si më poshtë:

a.       Institucioni nuk arri të mbulojë kostot e këtij programi studimi nga tarifat e studentëve nisur nga kuotat aktuale duke mos garantuar në terma afatmesëm shëndetin financiar për këtë program studimi.

b.      Ka ndryshime të personelit akademik efektiv gjë që ndikon në konsistencën dhe cilësinë e mbulimit akademik të programeve të studimit në vijimësi.

c.       Jo të gjithë pedagogët që janë angazhuar dhe që mbulojnë një pjesë të lëndëve/ module të këtij programi studimi, kanëgrada dhe tituj.

d.      Vështirësi nga ana e studentëve për të patur akses të shpejtë tëliteraturës elektronike dhe një fond jo i pasur biblioteke për këtëprogramin studimi.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” përmirësime në lidhje me mangësitë dhe dobësitësa më lart, përpara fillimit të vitit të ardhshëm akademik 2015 – 2016.

4.      Mbështetur në gjithë sa më lart, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Administrim Biznesi”me elementët e mësipërm, të akreditohet.