Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.67, datë 27.07.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË“KONTABILITET DHE FINANCË”, ME PROFILE: “MENAXHIM FINANCIAR”; “KONTABILITET”; “TAKSIM DHE LIGJ”, TËShLUJ “UNIVERSITETIMARIN BARLETI”

VENDIM
Nr.67,datë27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË“KONTABILITET DHE FINANCË”, ME PROFILE: “MENAXHIM FINANCIAR”; “KONTABILITET”; “TAKSIM DHE LIGJ”, TËShLUJ “UNIVERSITETIMARIN BARLETI”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Master i Shkencavenë “Kontabilitet dhe Financë”, me profile: “Menaxhim Financiar”; “Kontabilitet”;” Taksim dhe Ligj”,me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit:Master i Shkencave në “Kontabilitet dhe Financë”, me profile: “Menaxhim Financiar”; “Kontabilitet”;” Taksim dhe Ligj”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 549, datë 11.11.2011

d)     Institucioni që e ofron:ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra):2 vite / 4 semestra

g)      Kredite (ECTS): 120ECTS

h)      Forma e studimit: Me kohë tëplotë

i)        Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

j)        Emërtimi i diplomës: Diplomë Master i Shkencave në “Kontabilitet dhe Financë”, me profile: “Menaxhim Financiar”; “Kontabilitet”;” Taksim dhe Ligj”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:


1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Kontabilitet dhe Financë”, me profile: “Menaxhim Financiar”; “Kontabilitet”;” Taksim dhe Ligj”e ShLUJ“Universiteti Marin Barleti”, i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë të këtij lloji. Por Institucioni paraqet mangësitë si më poshtë për këtë program studimi:

a.       Raporti tepër i ulët i numrit të pedagogëve efektivë (17% përkundrejt 70% të standardit), numrit të pedagogëve me kontratë angazhuar në të tre profilet e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë.

b.      Paqëndrueshmëri e personelit akademik efektiv edhe brenda të njëjtit vit akademik.

c.       Burime të kufizuara të periodikëve në mbështetje të të tre profileve të programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë;

d.      Nevoja për zgjerimin e përdorimit fizik dhe online të bibliotekës në të dy kampuset;

e.       Mungesa e raporteve/analizave financiare të detajuara në funksion tëprogrameve të studimit dhe garantimit të tyre.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitivme kushte.

3.      ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” duhet të plotësojë kushtet e mësipërme brenda 1 viti dhe ti paraqesë ato pranë APAAL për tu shqyrtuar nga KA.

Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Kontabilitet dhe Financë”, me profile: “Menaxhim Financiar”; “Kontabilitet”;” Taksim dhe Ligj” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.