VENDIM
Nr.66,datë27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EUROPIANE ME PROFIL: POLITIKA EVROPIANE DHE ADMINISTRIM PUBLIK, TËShLUJ “UNIVERSITETIMARIN BARLETI”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Master i Shkencavenë “Studime Europiane”me profil:“Politika Evropiane dhe Administrim Publik”,me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit:Master i Shkencave në “Studime Europiane”me profil: “Politika Evropiane dhe Administrim Publik”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 549, datë 11.11.2011
d) Institucioni që e ofron:ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë dhe i Shkencave Sociale e Politike
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra):2 vite
g) Kredite (ECTS): 120ECTS
h) Forma e studimit: Me kohë tëplotë
i) Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
j) Emërtimi i diplomës: Diplomë Master i Shkencave në “Studime Europiane” me profil: “Politika Evropiane dhe Administrim Publik”
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master i Shkencave në “Studime Europiane” me profil: “Politika Evropiane dhe Administrim Publik”e ShLUJ“Universiteti Marin Barleti”, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, por paraqet mangësi si më poshtë:
a. Disa karakteristika të përgjithshme të programit të studimit si numri i lëndëve (më pak se 14 provime), pesha që ka Praktika Profesionale, raporti leksione/seminare dhe karakteri i thelluar, jo në masën e duhur në përmbajtje sidomos i lëndëve të formimit specifik, bëjnë që ky program studimi të jetë më afër një programi Master Profesional se sa Master Shkencor, megjithëse programi shtrihet në dy vjet.
b. Nuk respektohet kohëzgjatja e semestrave në javë dhe mësimi zhvillohet gjithmonë pasdite, duke i dhënë më shumë karakterin e një programi që ofrohet me kohë të pjesshme.
2. Për arsyet si më lartë, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv me kushte.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Studime Europiane” me profil: “Politika Evropiane dhe Administrim Publik”me elementët e mësipërm, të akreditohetsi i tillë vetëm për studentët që kanë filluar studimet deri në vitin akademik 2014-2015 .
4. Institucioni të riorganizojë këtë program studimi si një Master Profesional ose të reflektojë të gjitha ndryshimet e duhura që të përputhet plotësisht në strukturë dhe në përmbajtje me një program studimi Master i Shkencave dhe të fillojë pranimet e studentëve për vitet vijuese vetëm pas përmbushjes së këtyre kushteve dhe verifikimit të tyre nga Këshilli i Akreditimit. I rekomandohet Institucionit gjithashtu që mangësitëe mësipërme ti reflektojë dhe kushtet ti plotësojë edhe për profilet e tjera me të cilët është liçensuar ky program studimi edhe pse të pa aktivizuara për asnjë vit që nga licensimi i tyre në vitin 2011.