Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 65, datë 30.06.2015 MBI VLERËSIMIN E DISA PROGRAMEVE TË STUDIMIT JOUNIVERSITARE, PROFESIONALE, PAS ARSIMIT TË MESËM, QË PËRFUNDOJNË ME DIPLOMË PROFESIONALE, NË KUADËR TË LICENSIMIT TË INSTITUCIONIT PRIVAT TË ARSIMIT TË LARTË “KOLEGJI PROFESIONA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 65, datë 30.06.2015
MBI
VLERËSIMIN E DISA PROGRAMEVE TË STUDIMIT JOUNIVERSITARE, PROFESIONALE, PAS ARSIMIT TË MESËM, QË PËRFUNDOJNË ME DIPLOMË PROFESIONALE, NË KUADËR TË LICENSIMIT TË INSTITUCIONIT PRIVAT TË ARSIMIT TË LARTË “KOLEGJI PROFESIONAL I TIRANËS”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit për nëntë programe të studimit 2 vjeçare, jouniversitare, profesionale, pas arsimit të mesëm, që përfundojnë me Diplomë Profesionale, të propozuara nga subjekti juridik “KPT”, me kërkesën për marrjen e licencës për hapjen e institucionit privat të arsimit të lartë “Kolegji Profesional i Tiranës”, me të dhënat:


Programe të studimit 2 vjeçare, jouniversitare, profesionale, pas arsimit të mesëm, që përfundojnë me Diplomë Profesionale, me elementët si më poshtë:

a)      Cikli i studimit: jouniversitare, profesionale, pas arsimit të mesëm

b)      Institucioni që e ofron: “Kolegji Profesional i Tiranës”, në kuadër të licencimit

c)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra

d)     Kredite (ECTS): 120 ECTS

e)      Forma e studimi: me kohë të plotë

f)       Programi i studimit ofrohet nga: Vetëm nga “Kolegji Profesional i Tiranës”

g)      Diplomat që lëshohen: Diplomë Profesionale në:

“Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”;

“Elektronikë”;

“Database dhe Web Design”;

‘Elektro – Mekanikë”;

“Teknologji Automjetesh”;

‘Mekatronikë”;

“Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi”;

“Gjeodezi”;

“Teknologji Ndërtimi”

h)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 5

VENDOSI:

1.      Programet e studimit me emërtimet, të dhënat, dhe elementët e mësipërm, i përmbushin kërkesat dhe kriteret për këtë nivel dhe lloj programi. Për këtë arsye Këshilli i Akreditimit jep vlerësim pozitiv për të gjitha këto programe.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, hapjen e programeve me elementët e mësipërm të propozuar nga subjekti juridik “KPT” në kuadër të marrjes së licencës për hapjen si institucion privat të arsimit të lartë “Kolegjin Profesional i Tiranës”.

3.      Këshilli i Akreditimit rekomandon që për programet e studimit “Elektro – Mekanikë”; “Teknologji Automjetesh”; “Mekatronikë”; “Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi”, të reduktohet sasia e krediteve ne grup-lëndët e formimit karakterizues duke rritur atë të praktikës profesionale, duke parashikuar gjithashtu që praktika profesionale të ketë shtrirje gjatë gjithë vitit, përfshirë dhe vitin e parë të formimit.