Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 64, datë 30.06.2015 AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 64, datë 30.06.2015
PËR
AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 62, të Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm, dokumentacionin mbështetës si dhe në vijim të zbatimit të Vendimit të Këshillit të Akreditimit Nr. 539, datë 09.05.2014 për plotësimin e disa vërejtjeve dhe mangësive të lëna këtij institucioni, pasi u njoh me masat e mara dhe përmirësimet e kryera nga Institucioni, të evidentuara dhe verifikuara në raportin e APAAL dhe të një përfaqësie të Këshillit të Akreditimit për Universitetin e New York-ut në Tiranë (University of New York Tirana), me përbërjen si më poshtë:

1.      Institucioni i Arsimit të lartë/Universiteti: Universiteti i New York-ut në Tiranë (University of New York Tirana)

2.      Fakultetet:

        i.            Fakulteti i Ekonomisë

a)      Departamenti i i Ekonomiksit dhe Financës

b)      Departamenti i Administrimit të Biznesit

c)      Qendra për Parashikimet Ekonomike

      ii.            Fakulteti i Drejtësisë Artit dhe Shkencës

a)      Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale

b)      Departamenti i Shkencave Kompjuterike

c)      Qendra e Kërkimeve Shoqërore

VENDOSI:

1.      Institucioni i Arsimit të Lartë, Universiteti i New York-ut në Tiranë (University of New York Tirana), pas plotësimit të kushteve të vendosura me VKA Nr. 539, datë 09.05.2014, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin Institucional.

Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për këtë Institucion.

2.      Universiteti i New York-ut në Tiranë (University of New York Tirana), duhet të marrë masa për të plotësuar në vijim rekomandimet si më poshtë:

                 i.      Përfundimin e punimeve në parkimin e pjesës së poshtme të godinës, duke garantuar sigurinë e tij ndaj rrëshqitjeve të terrenit ose marrjen me qira të një parkimi tjetër.

               ii.      Përfundimi i punimeve në vijim të godinës para fillimit të vitit të ardhshëm akademik.

3.      Të monitorohet plotësimi i rekomandimeve të mësipërme nga APAAL dhe KA, përmes raportimit nga institucioni dhe verifikimit në vend të ndryshimeve që do të ndërmerren në zbatim dhe përmbushje të tyre, përpara fillimit të vitit akademik 2015 - 2016.

Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit akreditimin institucional të Universitetit të New York-ut në Tiranë (University of New York Tirana).